Problemi kryesor me të cilin përballen shumica e vendeve në botë, në këtë fazë të pandemisë me KOVID-19, është niveli i ulët i vaksinimit të popullatës, i pamjaftueshëm për ta ndaluar përhapjen e virusit dhe kthimin e jetës në normalitet. Për ta arritur këtë nevojitet imunizim i popullatës. Deri më tani, mendohej se fëmijët dhe të rinjtë nuk vuajnë nga format e rënda të KOVID-19, por nuk është ashtu.
Lloji Delta tashmë po i prek edhe të rinjtë, por jo sepse janë të rinj, por sepse janë të pavaksinuar. Ai prek edhe të moshuarit. Në vendet ku ka vaksinë, edhe në vendin tonë, shumica e të rinjve nuk vaksinohen dhe kjo është arsyeja pse ky lloj prek më shpesh të rinjtë. Kalon si një ftohje e zakonshme dhe për shkak të kësaj vdekshmëria që përndryshe do të ishte e njëjtë si për llojin britanik është shumë më e ulët, madje dhjetë herë më e ulët, sepse tek të rinjtë kalon shumë më lehtë. Si rezultat, nuk ka hospitalizime ose vdekje. Ka shumë raste të reja, por meqenëse ata janë kryesisht në mesin e të rinjve, nuk vjen deri tek format e rënda klinike të sëmundjes. Këtu lind pyetja:
A nuk mjafton të vaksinohen të rriturit për t’i mbrojtur të rinjtë përmes imunitetit kolektiv?
Supozimi se të rinjtë mund të mbrohen nga KOVID-19 vetëm duke i vaksinuar të rriturit është i gabuar. Nga aspekti statistikor, përqindja e fëmijëve dhe të rinjve në numrin e përgjithshëm të popullsisë botërore është shumë e lartë kështu që imuniteti kolektiv nuk mund të arrihet vetëm përmes imunizimit të të rriturve.
Për këtë arsye, nevojitet një fushatë më e organizuar për të rritur ndërgjegjësimin tek të rinjtë. Ata janë ndryshe, në një situatë ndryshe. Prandaj njerëzit që e organizojnë vaksinimin duhet t’i animojnë ata. Kritikët e kanë zakon të thonë se të rinjtë, përveç se mendojnë se janë “të pathyeshëm” dhe që e nënvlerësojnë rrezikun, tregojnë edhe një egoizëm të madh. Pa vaksinim, thonë ekspertët, është popullata e re ajo që do të preket nga lloji Delta, dhe pastaj do ta transmetojë atë tek të moshuarit dhe ata me shëndet të dobët. Por nëse i kritikoni shumë, do të arrini vetëm efektin e kundërt. Ka shumë pak njerëz “egoistë” që nuk duan të vaksinohen, por ka shumë të rinj të pavendosur që dëgjojnë për efekte anësore të vaksinave, dhe për këtë arsye nuk duan të rrezikojnë. Të rinjtë thonë se arsyet më të shpeshta të hezitimit të tyre janë pasiguria që vaksina është e sigurt, dhe nëse me të vërtetë ofron imunitet.
Pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër Kovid-19, të rinjve u është ndaluar hyrja në kafene, restorante, ngjarje kulturore sepse nuk kanë ende një çertifikatë vaksinimi, një çertifikatë për pranimin e dozës së parë ose një vërtetim se e kanë kaluar Kovid-19. Çfarë mendojnë të rinjtë për këto masa të Qeverisë? Çfarë kanë në plan të bëjnë? Ja çfarë thanë disa prej tyre.
- A mendon se të rinjtë vaksinohen kryesisht për tu mbojtur apo që të mund të udhëtojnë, të lëvizin lirshëm, të ndjekin mësimet jashtë vendit etj?
- 1: Mendoj që shumica e të rinjve vaksinohen dhe janë vaksinuar për shkak të lëvizjes së lirë brenda dhe jashtë vendit. Por, një pjesë e madhe e të rinjve vaksinohen edhe për shkak të frikës nga kufizimi i jetës publike dhe shoqërore: hyrja në institucione publike, institucione arsimore, objekte hotelierike, institucione shëndetësore, etj.
- 2: Të dyja. Ka të rinj të cilët fillimisht vaksinohen për shkaqe shëndetësore, pastaj për ato të tjerat. Por, mund të them se numri më i madh i të rinjve vaksinohen që të mund të bëjnë një jetë normale – qoftë kjo për studime jashtë shtetit, socializim me shokët e tyre, hyrje në lokale, kafene.
- Shkaqe për refuzimin ose shtyrjen e vaksinimit nga të rinjtë
- Vaksinat janë zhvilluar shumë shpejt.
- Vaksinat nuk janë testuar aq sa duhet.
- Disa nga vaksinat kanë efekte të padëshiruara që nuk janë vënë re gjatë testimeve.
- Planifikoj shtatzëni, por kam dëgjuar që vaksina shkakton infertilitet si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.
Por, kjo nuk është e vërtetë,sepse në këtë rast, vetë virusi Sars CoV 2 që e ka të njëjtën proteinë C në sipërfaqe, do shkaktonte infertilitet, për çka nuk ka dëshmi. Deri më tani në botë nga Kovid-19 janë prekur miliona gra dhe nuk ka dëshmi se kjo ka shkaktuar infertilitet tek ndonjëra prej tyre.
- Personat e vaksinuar gjithashtu mund të infektohen dhe ta përcjellin virusin. Atëherë, pse të vaksinohemi?
Personat e vaksinuar edhe sikur të infektohen, aftësia e tyre për ta përcjellë infeksionin është për 40-50% më e ulët se e personave të pavaksinuar. Në trupin e personave të vaksinuar virusi e ka më të vështirë të replikohet, sepse antitrupat do ua vështirësojnë depërtimin dhe replikimin në qelizë, ndërsa sistemi imunologjik do i shkatërrojë qelizat e infektuara. Kjo gjithashtu do të thotë se personi në fjalë do ketë më pak simptoma të theksuara si teshtima, kolla dhe do lirojë më pak viruse në mjedis dhe do jetë më pak infektiv për personat pa imunitet.
- Tani nuk kam nevojë për vaksinë, do vaksinohem kur do kem nevojë sepse mbrojtja zgjat vetëm një periudhë të caktuar.
Disa njerëz, posaçërisht të rinjtë mendojnë se për momentin nuk kanë nevojë për vaksinë. Situata epidemiologjike në disa vende vazhdon të jetë e mirë, ata e kalojnë kohën kryesisht në shtëpi, kur dalin kujdesen për veten dhe nuk kanë kontakt me shumë njerëz. Personat e këtillë shpesh e shtyjnë vaksinimin me mendimin se do vaksinohen kur do kenë nevojë për ndonjë udhëtim ose para se të kthehen në punë. Mënyra e këtillë e të menduarit mund të duket si e mirë, por duhen pasur parasysh disa gjëra. E para, siç thamë tashmë, vaksinat mbrojnë më mirë, në mënyrë të balancuar dhe më gjatë nga sëmundja, me një rrezik më të ulët për të gjitha grupmoshat. Gjithashtu, duhet pasur parasysh se është e pakuptimtë të mendohet se mund të evitohet infeksioni me llojin më infektiv Delta. Nëse nuk arrihet imunitet kolektiv, herët e vonë të gjithë do ekspozohemi ndaj virusit.
- Unë jam i ri, nuk kam nevojë për vaksinë.
Shumë të rinj mendojnë se vaksinimi nuk është i nevojshëm sepse shumica e të rinjve e kalojnë koronën pa simptoma serioze, rrallë përfundojnë në spitale dhe madje më rrallë vdesin. Nëse të gjithë anëtarët e rritur të familjes janë vaksinuar, duket se nuk ka asnjë arsye të fortë që ata të vaksinohen. Meqë pjesa më e vjetër e popullsisë mbrohet nga vaksinimi, të rinjtë janë gjithnjë e më të lirë të shoqërohen, dhe për këtë arsye ka gjithnjë e më shumë të rinj në mesin e të sëmurëve. Të rinjtë që përfundojnë në spital me KOVID-19 janë pothuajse po aq të prirur ndaj komplikimeve sa edhe personat mbi 50 vjeç. Pothuajse 4 nga çdo 10 persona të moshës 19 deri në 49 vjeç që kanë përfunduar në spital, kanë pasur probleme me veshkat, mushkëritë ose organet e tjera. Duhet të theksohet se vaksinimi i tyre është në të vërtetë më i rëndësishëm për t’i mbrojtur të moshuarit dhe në përgjithësi për ta ndaluar përhapjen e virusit, sesa për ta mbrojtur veten e tyre.
- Efikasiteti i vaksinës
Për shkak se miliona njerëz në të gjithë botën janë të vaksinuar, ne e kuptojmë më mirë se sa mirë na mbrojnë vaksinat. Informacioni i mëposhtëm bazohet në hulumtimin e fundit, duke përfshirë hulumtimin në komunitetet në të cilat vaksinën kundër KOVID-19 e kanë pranuar një numër i madh i njerëzve.
- Të gjitha vaksinat kundër KOVID-19 që janë miratuar për përdorim, janë provuar se janë të sigurta dhe efikase.
- Njerëzit të cilët janë plotësisht të vaksinuar kanë më pak gjasa të infektohen me KOVID-19, të transmetojnë KOVID-19 ose të sëmuren shumë dhe të duhet të shtrohen në spital.
- Edhe një dozë e vetme e vaksinës kundër КОВИД-19 mund të mundësojë një mbrojtje të konsiderueshme.
- Pse duhet të vaksinoheni
Vaksinimi kundër Kovid-19:
- E zvogëlon rrezikun nga infektimi me KOVID -19
- Ju mbron të mos zhvilloni pasqyrë të rëndë të KOVID -19
- Ndihmon në mbrotjen e miqve tuaj, familjes dhe komunitetit.
- Nëse vaksinohet pjesa më e madhe e popullatës, virusi i KOVID-19 nuk mund të përhapet lehtë. Kjo i mbron edhe personat të cilët nuk mund ta pranojnë vaksinën.
- Vaksinat e përforcojnë sistemin imunologjik duke e trajnuar atë që të mbajë mend mikrobe të caktuara dhe t’i luftojë ato.
- Pasojat e mosvaksinimit
- Rrezik më i madh për tu sëmurë nga Kovid-19.
- Rrezikoni shëndetin tuaj.
- I rrezikoni personat më të moshuar.
- Kufizohet aktiviteti shoqëror.
Të rinjtë janë faktori më i madh i rrezikut për transmetimin e virusit dhe ata duhet të vaksinohen sepse duke u shoqëruar mund të përhapin virusin i cili është shumë më ngjitës dhe më i vështirë për tu identifikuar sepse duket si një ftohje e rëndë. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të vaksinohen të rinjtë, sepse kur dikush sëmuret, atëherë është vonë për të vepruar”.
- Kur vendosim të vaksinohemi, nuk e mbrojmë vetëm veten dhe më të afërmit, por kontribuojmë për një komunitet më të sigurt dhe një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë.