Udhëzuesi për të ushqyerit e popullatës në Republikën e Maqedonisë tani bën pjesë në bazën e udhëzuesve për të ushqyerit pranë Organizatës për ushqimin dhe bujqësinë të Kombeve të Bashkuara (FAO). Udhëzuesi i cili përmban këshilla për të ushqyerit e popullatës në Republikën e Maqedonisë në moshë mbi 2 vjet është përgatitur nga Departamenti i fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit pranë Institutit të shëndetit të RM-së me mbështetje nga Ministria e shëndetësisë.  Kjo është hera e parë që Republika e Maqedonisë bën pjesë në bazën e FAO dhe është vendi i 26 (nga gjithsej 54) vende të Rajonit Evropian të cilat kanë prezantuar një dokument të këtillë.

Faqja e internetit e FAO me përmbledhjen e të gjithë udhëzuesve për të ushqyerit  është në linkun e mëposhtëm: http://www.fao.org/nutrition/educacion-nutricional/food-dietary-guidelines/home/en/