Kriteret për inicimin e testimit për Covid-19

  • Çdo person që i plotëson kriteret klinike dhe epidemiologjike duhet të testohet për Covid-19
  • Para se të fillohet me marrjen e mostrës, punonjësit shëndetësor (mjekët dhe infermieret) duhet të:

–  ndjekin udhëzimet: Parandalimi dhe kontrollimi i infeksioneve gjatë mbrojtjes shëndetësore kur ekziston dyshimi për infeksion me koronavirus (Covid-19), dhe

Para se të merret mostra për analizë duart duhet të lahen mirë.

Duhet të vishen Pajisjet mbrojtëse personale: manteli, maska, syzet dhe dorezat

Mostrat duhet të merren sa më parë të jetë e mundur pas fillimit klinik të sëmundjes.

 

Mostra për analizë

А) Nga trakti i sipërm respirator

– strisho nazofaringeale

– strisho orofaringeale

– aspirim nazofaringeal ose

–  aspirim nazal

  1. B) Nga trakti i poshtëm respirator :

– Lavazh bronkoalveolar (BAL)

– Aspirim endotrakeal (ETA)

– Sputum

  1. C) Mostra të mundshme shtesë

– Serum/gjak – serume në distancë kohore prej 2 javësh (kur do jenë të mundshme teste serologjike të validuara)

 

– urinë

– feces

 

Mostrat respiratore merren me

  1. Strisho komerciale me medium transportues universal MTU (UTM-RT)

UTM-RT përfshin: protein për stabilizimin e virusit, antibiotikë për të minimizuar kontaminimin bakterial dhe fungal, dhe pufer për të ruajtur pH vlerën neutrale. Produkti duhet të ruhet në paketimin origjinal në temperaturë nga 2-25° C  deri në momentin e përdorimit.  Duhet pasur kujdes që të mos nxehet shumë (të mos ekspozohet në diell). Të mos inkubohet ose të mos ngrihet para përdorimit.

MTU nuk duhet të përdoret nëse:  ka dëmtim ose kontaminim evident të produktit, ka rrjedhje, nëse ngjyra e mediumit ka ndryshuar nga portokalli e hapur në të kuqe, ose nëse paketimi i strishove është i dëmtuar.

MTU kompleti përmban epruvetë me kapak të kuq e cila përmban 3 ml medium për transportim me ngjyrë portokalli të hapur – të kuqe. Dy strisho me pambuk nga poliesteri në majë, me vend në mes për ta thyer dhe një strisho të hollë për nazofaring.

  1. Strisho dakroni të cilave pas marrjes së mostrës u shtohet medium transportues për viruse i përgatitur nga laboratori i virusologjisë deri sa të zhytet e gjithë strishioja.

Mënyra e përdorimit të strishove

Hapeni paketimin. Strishot do i nxirrni varësisht nga nevoja!

  1. Plotësoni etiketën e epruvetës me të dhënat përkatëse për pacientin

– emrin dhe mbiemrin

– llojin e mostrës

– datën dhe orën/kohën e marrjes së mostrës

  1. Me strishot e thata sterile merrni mostrën

 

 

Marrja e strishos nazofaringeale

 

  1. Futni strishon fleksibile disa centimetra me lëvizje të ngadalshme, stabile nëpër hundë (kurrizi i drejtë, koka nuk duhet të jetë e ngritur lartë) deri sa të arrini deri te nazofaringu i pasëm (distanca nga vrimat e hundës deri te hapja e brendshme e veshit).
  2. Vendosni gishtin tek maja e hundës së personit nga i cili merrni strisho dhe bëni pak presion
  3. Pasi të arrini në rezistencë (strisho duhet të kalojë në faring relativisht lehtë), rrotullojeni strishon disa herë dhe pastaj nxirreni kah jashtë.

 

Foto 1. Marrja e strishos nazofaringeale

  1. Kur merret strisho orofaringeale duhet të shkohet sa më thellë dhe deri tek muri i pasëm i faringut.
  2. Kjo nuk duhet bërë para se ta merrni mostrën.
  3. Strisho thyhet duke e lakuar atë tek muri i epruvetës.
  4. Hiqen dorezat, manteli dhe maska dhe vendosen në një qese për mbeturina infektive
  5. Bëhet dezinfektim nga jashtë me alkool 70%
  6. Transportimi i mostrës së marrë deri te laboratori organizohet sa më parë të jetë e mundur
  1. Hiqet kapaku i kuq i epruvetës me medium dhe vendosen brenda të gjitha strishot e marra dhe zhyten me medium.
  1. Mbylleni epruvetën me kapak dhe përsëriteni veprimin me strisho tjetër
  1. Mostrat e marra ruhen në frigorifer në temperaturë nga 2-8° C deri sa të dërgohen në laborator për analizë

 

 

Lloji i mostrës Materiali i nevojshëm për marrjen e mostrës Transportimi deri tek laboratori Koha e lejuar e ruajtjes Shënime
Strisho nazofaringeale dhe orofaringeale Dacron ose strisho poliesteri 4 °C ≤5 ditë: 4 °C
>5 ditë: -70 °C
Dy llojet e strishove mund të vendosen në të njëjtin tub për trasportim
Lavazh bronkoalveolar kontejner steril 4 °C ≤48 orë: 4 °C
>48 orë: –70 °C
Mund të vijë deri te hollimi i patogjenit, por mostra vazhdon të jetë e vlefshme
Aspirim trakeal, aspirim nazoferingeal kontejner steril 4 °C ≤48 orë: 4 °C
>48 orë: –70 °C
Sputum kontejner steril 4 °C ≤48 orë: 4 °C
>48 orë: –70 °C
Kini kujdes që materiali të jetë nga pjesët e poshtme të traktit
Serum (dy mostra) Epruvetë ( 3-5 ml gjak) 4 °C ≤5 ditë: 4 °C
>5 ditë: –70 °C
Nevojiten dy serume
• akut –në javën e parë të sëmundjes
• rekovalescent – 2-3 javë më vonë
Gjak vakunater 4 °C ≤5 ditë: 4 °C
>5 ditë: –70 °C
Për detektimin e antigjenit (virusit) në javën e parë të sëmundjes
Urinë kontejner steril

për urinë

4 °C ≤5 ditë: 4 °C
>5 ditë: –70 °

 

Lavazhi bronkoalveolar dhe mostrat e tjera të mundshme nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes duhet të vendosen në enë primare sterile (kontejner), të shënuar në mënyrë adekuate, njësoj si edhe tek analizat bakteriologjike.

Për mostrën serum merret gjak me vekunater.

Për çdo pacient plotësohet udhëzim për analiza laboratorike.