Në periudhën nga 23 deri më 24.03.2015 në hotelin Kuins në Shkup u mbajt punëtoria e parë në Republikën e Maqedonisë me temë “Zhvillimi i njohurive dhe përcjellja e praktikave më të mira për biosiguri dhe menaxhimi me biorrezikun”.

Punëtoria u organizua nga Instituti i shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë, si një nënshkrues i drejtpërdrejtë i marrëveshjes për bashkëpunim me Universitetin Insubria – Qendra Insubria për Siguri Ndërkombëtare nga Italia, dhe Institutin e mikrobiologjisë dhe parazitologjisë pranë Fakultetit të mjekësisë – Shkup.

Realizimi i punëtorisë është pjesë e projektit ndërkombëtar të organizuar nga Bashkimi Evropian Qendra për mbrojtje kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare (EU CBRN), Instituti Interrajonal për hulumtim të kriminalit dhe drejtësi pranë Kombeve të Bashkuara (UNICRI), Drejtorisë së përgjithshme për zhvillim dhe bashkëpunim pranë Komisionit Evropian (DG DEVCO) dhe Shërbimi Evropian për aktivitete të jashtme (EEAS).

Iniciativa për realizimin e kësaj punëtorie kaq të rëndësishme dhe të parë të këtij lloji në Republikën e Maqedonisë është e Organit koordinativ kombëtar për KBRN pranë Ministrisë së punëve të jashtme.

Qëllimi fillestar është lehtësimi i bashkëpunimit rajonal dhe përforcimi i politikave dhe kapaciteteve KBRN në vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Qëllimet e punëtorisë:

  • Përcjellja e njohurive dhe praktikave ndërkombëtare për biosiguri dhe menaxhim me biorrezikun në Republikën e Maqedonisë
  • Kontroll i pajisjeve dhe organizim i laboratorëve për menaxhim të sigurt të agjensëve biologjik
  • Ngritja e vetëdijes për rëndësinë e biosigurisë dhe menaxhimin me biorrezikun
  • Trajnim i ekspertëve në laboratorë për biosiguri

Në punëtori ishin të ftuar përfaqësues nga tetë institucione të ndryshme: Instituti i shëndetit publik; Instituti i mikrobiologjisë dhe parazitologjisë pranë Fakultetit të mjekësisë – Shkup; Instituti i sëmundjeve respiratore tek fëmijët – Kozle; Instituti i biokimisë klinike pranë Fakultetit të mjekësisë – Shkup; Klinika e sëmundjeve infektive dhe gjendjeve febrile pranë Fakultetit të mjekësisë – Shkup; Qendra mjekësoro-ushatarake; Fakultetit i mjekësisë veterinare. Përfaqësuesit ishin ekspertë të fushave të ndryshme – virusologjia humane, bakteriologjia humane, biokimia humane, mikrobiologjia animale, analiza mikrobiologjike të ushqimit dhe ujit, laboratori mjeko-ligjor, dhe morën pjesë në mënyrë aktive në diskutime dhe në këmbimin e përvojave.

 DSC01687-1

Ligjërues në punëtori ishin Prim. dr. Gollubinka Boshevska nga Instituti i shëndetit publik, Ass. dr. Kirill Mihajllov, nga Instituti i mikrobiologjisë dhe parazitologjisë pranë Fakultetit të mjekësisë – Shkup, si dhe trajnues që kanë ndjekur trajnimin në Insubria – Qendra Insubria për Siguri Ndërkombëtare nga Italia për biosiguri dhe menaxhim me biorreziqet.