Më shumë se 20.000 njerëz vdesin çdo ditë si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga tensioni i lartë i gjakut. Komplikimet më të zakonshme të tensionit të lartë të gjakut janë sëmundjet e veshkave, ataku në zemër dhe goditjet në tru.

 

Diagnoza

1

Diagnostikimi i tensionit të lartë të gjakut duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e mjekut.

Para matjes, personit në fjalë i lejohet të pushojë për disa minuta në një dhomë të qetë.

Bëhen të paktën dy matje të njëpasnjëshme në një distancë kohore prej 1-2 minutash dhe nëse diferenca është e madhe, bëhen matje shtesë. Vlera më e lartë e matur është referente.

Mbështjellësi i krahut duhet të jetë në lartësinë e zemrës, pavarësisht nga pozicioni i personit.

OBSH rekomandon fillimin e trajtimit farmakologjik antihipertensiv të pacientëve me një diagnozë të konfirmuar të hipertensionit dhe presionit sistolik të gjakut ≥140 mmHg ose presionit diastolik të gjakut ≥90 mmHg.

OBSH rekomandon trajtim farmakologjik antihipertensiv për personat me sëmundje kardiovaskulare ekzistuese dhe presion sistolik të gjakut prej 130-139 mmHg.

Rekomandim: OBSH propozon trajtim farmakologjik antihipertensiv për personat pa sëmundje kardiovaskulare, por me rrezik të lartë kardiovaskular, diabet mellitus ose sëmundje renale kronike dhe presion sistolik të gjakut 130-139 mmHg.

Rekomandime për tensionin e synuar të gjakut

OBSH rekomandon që tensioni i gjakut të jetë <140/90 mmHg tek të gjithë pacientët hipertensivë pa sëmundje bashkëshoqëruese.

Tek personat që janë me rrezik të lartë nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti mellitus, sëmundjet kronike të veshkave, rekomandohet që presioni sistolik i gjakut të jetë <130 mmHg.

Rekomandime për frekuencën e kontrolleve

OBSH rekomandon monitorim mujor pas fillimit ose ndryshimit të terapisë antihipertensive derisa pacientët të arrijnë tensionin e dëshiruar.

OBSH rekomandon monitorim çdo 3-6 muaj për pacientët tensioni i gjakut i të cilëve është vënë nën kontroll.

 

Si ndodh?

Nuk Ka vetëm një, por një grup shkaktarësh.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Mosha

Predispozita gjenetike

Stresi

Pirja e duhanit

Konsumimi i alkoolit në sasi më të mëdha se sasia e rekomanduar

Mungesa e aktivitetit fizik

Mbipesha

Nivelet e larta të yndyrnave në gjak

Ushqimet e njelmëta

Mungesa e gjumit

 

Ndoshta ju keni një pjesë të madhe të këtyre faktorëve të rrezikut. Por mos u shqetësoni. Edhe nëse tashmë jeni diagnostikuar me tension të lartë të gjakut, përsëri nuk është vonë. Ju mund të bëni një ndryshim në jetën tuaj para se të jetë tepër vonë.

Nëse ndonjë anëtar i familjes tuaj ka tension të lartë të gjakut, mos u shqetësoni.

Mosha nuk nënkupton që keni tension të lartë të gjakut.

Ndoshta në mënyrën moderne të jetesës stresi është një dukuri e përditshme. Megjithatë, gjeni një mënyrë për ta reduktuar ose lehtësuar stresin. Për shembull çfarë? Ecni në natyrë. Vizitoni vendet që ju japin kënaqësi. Kaloni kohën me njerëzit që mund t’ju ndihmojnë të liroheni nga stresi.

Nëse përdorni duhan, hiqni dorë menjëherë.

Zvogëloni konsumin ditor të alkoolit në një njësi alkooli nëse jeni femër ose dy ose më pak nëse jeni mashkull. Ose me fjalë të tjera; një njësi alkoolike në ditë ose një gotë verë 150 ml në ditë, birrë në sasi 330 ml ose pije alkoolike e fortë 10 ml (uiski, raki etj.).

Zvogëlimi i kosumimit të tepruar të alkoolit (meshkujt <20-30 g etanol në ditë, femrat <10-

20 g etanol në ditë). Konsumim javor <240 g për meshkujt, ndërsa 160 g për femrat).

Kufizoni kohën para ekranit. Ecja është aktiviteti fizik më i mirë për të gjitha grupmoshat. 30 minuta aktivitet fizik mesatar në ditë, pra minimumi 150 minuta në javë. Aktiviteti fizik i moderuar përfshin aktivitete aerobike si ecja e shpejtë, kërcimi, noti ose çiklizmi në terren të sheshtë.

Evitoni të ngrënit jashtë, konsumimin e ushqimeve të shpejta dhe të përpunuara. Sasia e përgjithshme e kripës që e konsumoni nuk duhet të jetë më shumë se 5 gram. Mos shtoni kripë shtesë në ushqim. Shmangni ose zvogëloni konsumimin e ushqimeve me sasi të larta të kripës si sallamërat, brumërat, frutat farore të kripura dhe të ngjashme.

Kalkuloni Indeksin e Masës Trupore (kg të pjestuara me katrorin e lartësisë tuaj të shprehur në metra).

Për një trup normal ai sillet nga 18,5-24,099kg/m2

IМТ <18.49 Peshë nën normale
IМТ 18.5 – 24.99 Peshë normale
IМТ 25.00 – 29.99 Mbipeshë
IМТ >30.00 Obezitet

 

Perimetri i belit ose e perimetrit umbilikal (i matur gjatë qëndrimit në këmbë):> 102 cm te meshkujt, d.m.th. > 88 cm te femrat, është tregues për obezitet ose obezitet abdominal (visceral).

Kini kujdes për numrin  kalorive dhe kohën kur konsumoni ushqim. Konsumoni më shumë grithëra farëplota (integrale), perime dhe fruta, zvogëloni konsumimin e pijeve joalkoolike të ëmbëlsuara.

Flini 7 deri në 9 orë gjumë në natë.

 

Si të veproni nëse tashmë vuani nga tensioni i lartë i gjakut?

Pini rregullisht dhe në kohë barnat.

Matni tensionin e gjakut rregullisht.

Zbatoni rekomandimet e mjekut tuaj.

Përmbahuni rekomandimeve të lartëpërmendura që t’i parandaloni komplikimet.

Matni tensionin e gjakut me saktësi, mbajeni atë nën kontroll dhe jetoni më gjatë!

 

 

DITA BOTËRORE E HIPERTENSIONIT (FLAER): Tensioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur!!

flaer

 

Përgatiti:

Departamenti i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore