• Përcjell dhe analizon sistemin e financimit të veprimtarisë shëndetësore dhe propozon masa për përmirësimin e tij
  • Bën analizë të gjendjes materialo-financiare të shëndetësisë (Fondit për sigurim shëndetësor dhe organizatave shëndetësore)
  • Bën analizë të shpenzimeve për mbrojtje shëndetësore në sektorin publik dhe atë privat, sipas veprimtarive
  • Përcjell dhe analizon koston e disa shërbimeve të veçanta shëndetësore të përcaktuara me pakon themelore të shërbimeve
  • I përcjell dhe analizon indikatorët shëndetësor për shpenzimet në shëndetësi
  • Bën vlerësimin e aktivitetit funksional dhe shfrytëzimit të shërbimit shëndetësor
  • Zgjedh, përgatit dhe analizon tregues demografik dhe tregues të tjerë për vlerësimin e nevojave dhe kërkesave të popullatës për lloje të caktuara të mbrojtjes shëndetësore (sipas grupeve të caktuara të popullatës)
  • Merr pjesë në avancimin e metodologjisë dhe përzgjedhjes së të dhënave për analizë ekonomike të mbrojtjes shëndetësore të popullatës
  • Merr pjesë në përgatitjen dhe realizimin e projekteve shkencore dhe profesionale nga fusha e organizimit, ekonomikës dhe informatikës në shëndetësi
  • Siguron ndihmesë profesionalo-metodologjike për organizatat shëndetësore nga fusha e mjekësisë sociale dhe ekonomikës në shëndetësi
  • Realizon avancim edukativ dhe profesional të kuadrove mjekësore dhe kuadrove të tjerë të profileve të ndryshme, nga fusha e ekonomikës në shëndetësi