Veprimtaria socialo-mjekësore
- Përcjell gjendjen shëndetësore të popullatës, sistemin dhe organizimin e mbrojtjes shëndetësore
- Planifikon, programon, mbledh, përpunon, analizon dhe vlerëson të dhënat e statistikës shëndetësore
- Merr pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e programeve të veçanta nga veprimtaria shëndetësore
- Propozon masa për zgjidhjen e nevojave shëndetësore të popullatës
- Përcakton prioritetet për plotësimin e nevojave dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës
- Siguron të dhëna cilësore, të vlefshme dhe të përditësuara për gjendjen shëndetësore dhe sistemin shëndetësor
- Kryen ekspertizë profesionale për krijimin e politikave të bazuara në të dhëna – evidentim dhe përgatitje të strategjive
Në këtë sektor bëjnë pjesë këto Departamente:
- Departamenti për promovimin e shëndetit dhe edukim shëndetësor
- Departamenti për sistemet shëndetësore; standardet mjekësoro-shëndetësore dhe akreditim
- Departamenti për mbikëqyrjen e sëmundjeve joinfektive
- Departamenti i ekonomikës, planifikimit dhe zhvillimit në shëndetësi
- Departamenti për shëndetin reproduktiv, shëndetin adoleshentëve dhe të grupeve vulnerable
- Departamenti për kontroll dhe parandalim të lëndimeve dhe dhunës
- Departamenti për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve me deontologji mjekësore