Departamenti kimiko – farmaceutik
Në këtë departament kryhet kontroll fiziko-kimik i cilësisë së barnave, dhe atë:
- Kontroll i rregullt i cilësisë të barnave që tregtohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, së paku një herë në çdo 5 vjet;
- Kontroll i cilësisë të serisë së parë të barnave për marrjen e lejes për lëshimin e tyre në treg;
- Kontroll i cilësisë me kërkesë të Byrosë së barnave gjatë procedurës së marrjes së lejes për lëshim të barnave në treg ose me kërkesë të organeve të inspektimit;
- Kontroll specifik i cilësisë të kategorive specifike të barnave me kërkesë të Byrosë së barnave;
- Kontroll i cilësisë të barnave gjatë lëshimit në treg për prodhues me të cilët ekziston marrëveshje paraprake për bashkëpunim të këtij lloji;
Për realizimin e kontrollit laboratorik përdoren këto metoda: kromatografi e lëngët me efikasitet të lartë, kromatografi e gaztë, spektrometri infra e kuqe, UV dhe e dukshme, teknika gravimetrike, teknika volumetrike, titrim sipas Karl Fisherit, ndërsa sipas specifikimeve dhe metodave të përshkruara në botimet në fuqi të European Pharmacopoeia (Ph.Eur.), United States Pharmacopoeia (USP), British Pharmacopoeia (BP) dhe metodave të validuara të prodhuesit të produktit final.
Krahas aktiviteteve të lartpërmendura bëhet edhe vlerësim profesional i dokumentacionit kimiko-farmaceutik dhe biologjik për marrjen e lejes për lëshimin e barnave në treg, rinovimin e lejes për lëshimin e barnave në treg, paraqitje të variacioneve, etj.