Aktivitetet:

Në këtë departament bëhet analizë e rregullshmërisë shëndetësore në pajtim me Ligjin për siguri të produkteve kozmetike – Gazeta zyrtare e RM-së nr. 55/07, Rregulloren për lëshim në treg të gjësendeve për përdorim të gjerë Gazeta zyrtare e RM-së nr. 26/83 dhe direktivën Evropiane 76/768 (me anekse), të këtyre grupeve të produkteve:

– Mjeteve për higjienë në amvisëri

– Produkteve për përdorim profesional

– Mjeteve për higjienë personale

– Mjeteve për higjienë dhe kujdes të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël

– Produkteve të kozmetikës dekorative

– Produkteve  për mirëmbajtjen e higjienës në industri, hotelieri – vetëm për përdorim profesional

– Lëndëve të para për prodhimin e produkteve kozmetike dhe të mjeteve për mirëmbajtjen e higjienës personale dhe higjienës në amvisëri

– Lëshimi në treg (dhënia e certifikatës për rregullshmëri shëndetësore) i produkteve kozmetike dhe mjeteve për mirëmbajtjen e higjienës personale dhe higjienës në amvisëri

– Vërtetimin e cilësisë adekuate të mostrës së analizuar me specifikimin e dorëzuar për cilësinë

Sektori në punën e tij përdor aparate të sofistikuara: 4 sisteme HPLC, GC, spektrometër FTIR, spektrometër UV/VIS, Aparat për disolucion, Aparat për dekompozitet, Апарат за распадливост, merta рН, ААS- aparat për përcaktimin e metaleve të rënda, ELISA, aparat për zbulimin e endotoksinës bakteriale (testi LAL dhe metoda turbidimetrike) dhe aparate të tjera.

Kuadri që punon në këtë Sektor është multidisciplinar dhe përfshin doktorë shkencash nga fusha e farmacisë, farmacistë specialistë për analizë dhe kontroll të barnave, mjekë specialistë të mikrobiologjisë, biolog të diplomuar, magjistër të kimisë, farmacistë të diplomuar, inxhinier të diplomuar të kimisë,  inxhinier të diplomuar të biologjisë, laborantë dhe teknikë të farmacisë.