Hulumtoni problemet kryesore
Zbuloni se si prek kanceri secilin nga ne dhe si mund të ndikojmë ne të gjithë në zvogëlimin e incidencës.
Barazi në qasjen në kujdes për kancerin
Pa dallim se kush jemi apo ku jetojmë, të gjithë ne meritojmë të kemi qasje në informacion të saktë për kancerin dhe në shërbime cilësore për parandalim, diagnostikim, trajtim dhe mbështetje.
Parandalimi dhe zvogëlimi i rrezikut
Më shumë se një e treta e kancerëve janë të parandalueshëm, që do të thotë se ne mund të ndikojmë në zvogëlimin e rrezikut
Vetëdijësimi, të kuptuarit, mitet dhe dezinformatat
Qasja në të dhëna dhe njohuri për kancerin na bën të gjithëve më të fortë.
Aktivitetet e Qeverisë dhe përgjegjësitë
Qeveritë mund të ndikojnë në shumë nivele për parandalimin dhe zvogëlimin e kancerit.
Përtej fizikes: ndikimi psikik dhe emocional
Ndikimi i kancerit shkon përtej shëndetit fizik, duke ndikuar në mirëqenien mendore dhe emocionale të pacientëve dhe kujdestarëve të tyre.
Duke shpëtuar jetë, kurse para
Gjendja financiare e kombeve, individëve dhe familjeve ka një ndikim të madh ndaj zhvillimit të qendrueshëm ekonomik dhe njerëzor. Duke u fokusuar në shpëtimin e jetëve, ne mund të kursejmë edhe para.
Zvogëlimi i hendekut në njohuri
Mungesa e punonjësve shëndetësorë të kualifikuar është një nga pengesat më të mëdha në sigurimin e kujdesit cilësor për kancerin.
Të punojmë bashkë si një
Duke i bashkuar forcat ne ndihmojmë për përforcimin e përpjekjeve që stimulojnë një përfaqësim, veprim dhe përgjegjësi të fuqishme në çdo nivel.
https://www.worldcancerday.org/about/2022-2024-world-cancer-day-campaign
Përgatiti: DEPARTAMENTI I PROMOVIMIT TË SHËNDETIT DHE I NDJEKJES SË SËMUNDJEVE