Departamenti i kryen këto aktivitete:

  • Grumbullimin e vazhdueshëm kryerjen e kontrollit matematikor, logjik dhe kontrollit të përfshirjes, si dhe korrigjimin e të dhënave nga evidencat statistikore-shëndetësore të përgjithshme dhe individuale të organizatave shëndetësore nëpërmjet të QSHP;
  • Grumbullimin e vazhdueshëm dhe kryerjen e kontrollit logjik dhe kontrollit të përfshirjes, si dhe korrigjimin e të dhënave nga evidencat individuale;
  • Futjen e të dhënave në programe software-ike adekuate aplikative;
  • Përpunimin dhe analizën e të dhënave të futura shëndetësore-statistike;
  • Kryerjen e kontrollit logjik dhe matematikor të të dhënave të përpunuara;
  • Përgatitjen e raporteve vjetore dhe gjysmë vjetore shëndetësore-statistike në nivel të Republikës;
  • Mbajtjen e regjistrave për sëmundjet joinfektive;
  • Përgatitjen e informatave, publikimeve, programeve dhe materialeve të tjera nëpërmjet përpunimit statistikor të të dhënave;
  • Ndjekjen e përpunimit statistikor të raporteve për punën e organizatave shëndetësore, morbiditetin e caktuar dhe kuadrin shëndetësor;
  • Kryerjen e edukimit nga fusha e statistikës shëndetësore të kuadrove medicinale nga profile të ndryshme dhe shqyrtime në teren me ndihmë profesionale-metodologjike dhe trajnim në organizatat shëndetësore dhe në QSHP.
  • Koordinimin e punës profesionale në fushën e statistikës shëndetësore në qendrat e shëndetit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpër njësitë rajonale të QSHP;
  • Kryerjen e analizave dhe zgjidhjeve projektuese dhe propozimin e masave për përmirësimin e projektimit dhe programimit;
  • Pjesëmarrjen në përgatitjen e programeve për hulumtime statistikore në fushën e shëndetësisë;
  • Pjesëmarrjen në përgatitjen e udhëzimeve profesionale-metodologjike për aplikimin e hulumtimeve statistikore në fushën e shëndetësisë;
  • Ndjekjen e aplikimit të Programit për hulumtime statistikore në fushën e shëndetësisë;
  • Propozimin dhe pjesëmarrjen në aplikimin e metodave të reja të punës dhe organizimit të veprimtarisë shëndetësore – statistikore;