Departamenti i kryen këto punë:

  • Ndjekjen dhe studimin e veprimtarisë shëndetësore-edukative të organizatave shëndetësore në fushën e statistikës shëndetësore dhe dhënien e ndihmës profesionale-metodologjike për avancimin e saj;
  • Zhvillimin dhe përsosjen e metodologjisë dhe pjesëmarrjen në përpunimin e projekteve shkencore-hulumtuese;
  • Përgatitjen e raporteve, informatave, analizave dhe programeve specifike për probleme shëndetësore prioritare në veçanti.
  • Pjesëmarrjen në përpunimin e publikimeve dhe përcaktimin e një seti publikimesh që do të jepen në formë të shtypur dhe elektronike;
  • Kryerjen e diseminimit të të dhënave nëpërmjet edukimit dhe informimit;
  • Aplikimin e hulumtimeve për kënaqësinë e shfrytëzuesve të publikimeve dhe informatave;
  • Miratimin e një kalendari për publikimin në kohë të informatave dhe të dhënave;
  • Bashkëpunimin me institucione ndërkombëtare dhe organizata humanitare për çështje nga fusha e edukimit shëndetësor;
  • Pjesëmarrjen në punën e komisioneve të ndryshme dhe trupave profesionalë për çështjet nga fusha e edukimit shëndetësor ndërmjet mendimeve të tyre dhe sugjerimeve;