Si nevojë që doli nga Evaluimi i përbashkët ekstern të kapaciteteve themelore të ISHP, si dhe nevoja për forcimin e kapaciteteve të vendit për bashkërenditje të reagimit të COVID-19, në gusht të v.2020 Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik e themeluan Qendrën për ndjekje epidemiologjike dhe menaxhimin e krizave shëndetësore në Shkup. Mandati kryesor i Qendrës është sigurimi i funksioneve të domosdoshme për menaxhimin e gjendjeve të jashtëzakonshme, përfshirë dhe sigurimin e informatave të centralizuara në kohë reale që të ndiqet, raportohet dhe këshillohet për reagimin e ngjarjeve publike shëndetësore dhe gjendjet e jashtëzakonshme.
Me mbështetjen e OBSH-së, ISHP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, aktivitetet për zbatimin dhe operacionalizimin e QNEMKSH-së filluan në prill, 2022. Ekipi kombëtar i ekspertëve së bashku me ekspertë të OBSH-së nga selia dhe Qendra ballkanike e Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së (WHE), përgatitën funksione, PSO-të dhe siguruan ekspertizë teknike për personelin e QNEMKSH-s (për shembull, që të përcaktohen rolet dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve të përfshira; të aktivizohen nivelet e kërcënimeve të shëndetit publik dhe të kontrollohet rregullisht funksionaliteti i sistemit (simulim)).
Synimet kyçe të QNEMKSH -së janë:
- Marrja me kohë e vendimeve operacionale për një ngjarje të caktuar duke shfrytëzuar informacionet, politikat, këshillat teknike dhe planet më të mira të disponueshme;
- Komunikimi dhe bashkërenditja me partnerët për reagim;
- Mbledhja, renditja, analiza, prezentimi dhe shfrytëzimi i të dhënave dhe informacioneve për ngjarje;
- Furnizimi dhe shpërndarja e resurseve, siç janë shërbimet për një numër të madh të të sëmurëve dhe material për mbështetjen e funksioneve të QNEMKSH;
- Përgatitja e komunikimit publik dhe bashkërenditja me partnerët për mbështetje të ndërgjegjësimit të publikut, sigurimi i ndihmës dhe mobilizimi social;
- Ndjekja e detyrimeve finaciare dhe sigurimi i shërbimeve administrative për QNEMKSH:
Ky Manual mundëson depërtimin në strukturën dhe funksionet themelore të QNEMKSH (vendi, menaxhimi i hapësirës, pajisjeve, burimeve njerëzore, si dhe i roleve dhe përgjegjësive të personelit). Po ashtu, është përshkruar hollësisht procesi i aktivizimit/çaktivizimit të QNEMKSH. Manuali i përmban PSO-të e përgatitura (me skema) dhe bashkëngjitjet (përfshirë edhe formularët) për funksionalitetin e QNEMKSH.