nën patronazhin e Dr. Andreja Shtampar dhe pjesëmarrjen Fondacionit Rokfeler në Shkup, në vitin 1924. Ky institucion mjekësor me karakter preventiv kryesisht ka vepruar në rrethana ku karakteristikë kryesore e patologjisë kombëtare në atë kohë ishin sëmundjet infektive.
Themelet e organizimit modern dhe arritjet në kujdesin shëndetësor preventiv në Maqedoninë e Veriut dhe të Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut si një institucion i lartë i specializuar në atë fushë janë vendosur pak kohë para Luftës së Dytë Botërore.
Si rezultat i aktiviteteve të ISHPRMV-së për përmirësimin e furnizimit me ujë deri në vitin 1990 afër 70 për qind e popullsisë rurale në shtëpitë e tyre konsumon ujë shëndetërisht të rregullt sipas kritereve të OBSH. Malaria, tifo dhe poliomieliti janë çrrënjosur.
Numri i sëmundjeve infektive është gjithnjë e në rënie.
Deri në vitin 2009 institucioni mbante emrin Enti Republikan për Mbrojtje shëndetësore. Me reformat në shëndetësi dhe zhvillimin e veprimtarisë shkencore institucioni u emërua në Instituti i shëndetit publik në suaza të të cilit punojnë laboratorët e akredituar për testimin e ujit, ushqimit, barnave, artikuj për përdorim të përgjithshëm … e të cilët janë edhe laboratorë referent për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin më të gjerë.
Përparim i rëndësishëm është shënuar në zbatimin e standardeve evropiane përmes edukimit, promovimit dhe vlerësimit në fushën e shëndetësisë.
Implementimin e HACCP përmes kurseve edukative.
Veprimtaria kryesore e Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut është kujdesi për parandalimin e sëmundjeve përmes monitorimit, hulumtimit, dhe studimit të gjendjes shëndetësore, shkaqeve për paraqitjen dhe përhapjen e sëmundjeve jo infektive dhe atyre infektive që kanë një rëndësi sociale-mjekësore, ndikimit të faktorëve ekologjik dhe marrja e masave për mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit.
Veprimtaria e ISHP e përcaktuar në Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe akte të tjera ligjore realizohet përmes mbledhjes, përpunimit dhe analizës të të dhënave, organizimit dhe planifikimit të mbrojtjes shëndetësore, studimit dhe mbikëqyrjes së kushteve higjienike dhe kushteve të tjera për mbrojtjen e ajrit, produkteve ushqimore, artikujve për përdorim të përgjithshëm, ujit të pijshëm, ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta, pjesëmarrjes në mbikëqyrje preventive sanitare të objekteve, mbikëqyrjes dhe realizimit të masave për mbrojtjen aktive të popullsisë nga sëmundjet infektive dhe sëmundjet e tjera, analizimit të të ushqyerit dhe propozimit të masave për eliminimin e pasojave nga të ushqyerit e papërshtatshëm, mirëmbajtjes së statistikave shëndetësore, përcaktimit dhe zbatimit të një doktrine të vetme shkencoro-metodologjike, propozimit dhe pjesëmarrjes në programet shëndetësore, kryerjes së analizave në laboratorët referent, koordinimit të Qendrave për mbrojtje shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, përcaktimit dhe zbatimit të masave gjatë fatkeqësive natyrore, aksidenteve, pjesëmarrjes në veprimtarinë arsimore dhe krijimin dhe zbatimin e doktrinave shkencoro-metodologjike në fushën e veprimit të tij.
Kontrollit të barnave, substancave mjekësore dhe pajisjeve ndihmëse mjekësore, mjeteve për higjienë dhe produkteve kozmetike.
ISHP është qendër referente për identifikimin dhe kontrollin e agjensëve të dëmshëm biologjik dhe kimik.
Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut koordinon detyrat që burojnë nga legjislacioni dhe bashkëpunon me Qendrat rajonale për mbrojtje shëndetësore, Ministrinë e shëndetësisë, Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Ministrinë e punës dhe çështjeve sociale, Ministrinë e Brendshme, institutet
dhe institucionet e tjera shëndetësore nga shëndetësia publike dhe private, vetëqeverisjen lokale, organizatat joqeveritare, biznesmenët, shoqatat tregtare dhe subjekte të tjerë të cilët në mënyra të ndryshme
janë të lidhur me veprimtarinë që kryen ky institucion.
Bashkëpunimi me Institutin e shëndetit publik është në interes të popullatës në Maqedoninë e Veriut, për shkak se kujdesi shëndetësor preventiv është postulat për jetë të shëndetshme dhe të gjatë.