Neoplazmat malinje janë ndër shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në botë. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut neoplazmat malinje janë shkaku i dytë më i shpeshtë i vdekjes. Në periudhën nga 2010-2021 shkalla e mortalitetit sillet nga 180,3 në 100000 banorë në vitin 2010 deri më 189,7%000 në vitin 2021.

 

Diagrami 1: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2010 – 2021
 dij1

 

Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje tek meshkujt është më e lartë se sa tek femrat.

Diagrami 2: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje sipas gjinisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2010 – 2021
 dij2

 

 

Mortaliteti nga neoplazmat malinje tek grupmosha mbi 65 vjet

Në periudhën nga 2010-2021 shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje tek grupmosha mbi 65 vjet oscilon dhe sillet nga 881,1 në vitin 2010 deri më 849,2 në vitin 2021 në 100000 banorë.

Diagrami 3: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në Republikën e Maqedonisë së Veriut tek grupmosha mbi 65 vjet, 2010 – 2021
 dij3

 

Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje tek grupmosha mbi 65 vjet është më e lartë tek meshkujt.

Diagrami 4: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në Republikën e Maqedonisë së Veriut tek grupmosha mbi 65 vjet sipas gjinisë, 2010 – 2021
 dij4

 

 

Mortaliteti nga neoplazmat malinje tek grupmosha nga 0 – 64 vjet

Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje tek grupmosha nga 0-64 vjet është dukshëm më e ulët se sa shkalla e mortalitetit tek grupmosha mbi 65 vjet.

Diagrami 5: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në Republikën e Maqedonisë së Veriut tek grupmosha nga 0 – 64 vjet, 2010 – 2021
 dij5

 

Edhe tek grupmosha nga 0-64 vjet mortaliteti është më i lartë tek meshkujt se sa tek femrat.

Diagrami 6: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në Republikën e Maqedonisë së Veriut tek grupmosha nga 0 – 64 vjet sipas gjinisë, 2010 – 2021
 dij6

 

 

Lokalizimet më të shpeshta primare të neoplazmave malinje

Tek meshkujt, shkak më i shpeshtë i vdekjes nga neoplazmat malinje, në periudhën nga 2010-2021, janë neoplazmat malinje të bronkeve dhe mushkërive me shkallë të mortalitetit e cila sillet nga 64,8 në vitin 2010 deri më 58,2 në vitin 2017, 67,3 në vitin 2018 dhe 56,1 në 100000 meshkuj në vitin 2021.

Diagrami 7: Shkalla e mortalitetit nga neoplazma malinje e bronkeve dhe mushkërive tek meshkujt në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2010 – 2021
 dij7

 

 

Tek femrat, shkak më i shpeshtë i vdekjes nga neoplazmat malinje, në periudhën nga 2010-2021 është neoplazma malinje e gjirit. Shkalla e mortalitetit sillet nga 30,0 në vitin 2010 deri më 32,6 në vitin 2021 në 100000 femra.

Diagrami 8: Shkalla e mortalitetit nga neoplazma malinje e gjirit tek femrat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2010 – 2021

 dij8