
Instituti i shëndetit publik i RM-së në bashkëpunim me shkollat fillore Johan Hajnrih – Pestalloci, Rajko Zhinzifov dhe Petar Zdravkovski – Penko dhe Qendrën kreative Xvezda e shënuan Ditën Botërore të Ushqimit 2015 dhe me vizatimet e tyre bënë një shëtitje në mjediset rurale.
Punimet artistike u postuan në profilin e Institutit të shëndetit publik në Facebook. Vizatimi me më shumë pëlqime është ilustrim i fletëfalënderimit që morën të gjithë nxënësit të cilët bënë nga një vizatim, mësueset e tyre dhe shkolla.
Dhjetë vizatimet që morën më shumë pëlqime u vunë në korniza dhe vetë autorët ia dhuruan ato Entit për rehabilitim të të folurit, të dëgjuarit dhe zërit, Repartit të fëmijëve pranë Klinikës për vesh, fyt dhe hundë, Qendrës ditore për fëmijë me paralizë cerebrale, Kirurgjisë së fëmijëve, Klinikës për sëmundje të fëmijëve dhe Qendrës ditore për fëmijë me autizëm në Fushë Topanë.
Iniciativën e Institutit të shëndetit publik e përshëndetën të gjitha shkollat dhe institucionet ku u dhuruan vizatimet. Ky aktivitet ka për qëllim që përmes zbavitjes dhe angazhimit të më të vegjëlve të ngrejë vetëdijen tek popullata e gjerë për të kultivuar një stil të shëndetshëm të të jetuarit dhe të përcjellim mesazhin për rëndësinë e rolit të ushqimit të shëndetshëm dhe të sigurt.