Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 1 tetor të vitit 2022 (e shtunë), me fillim në orën 09:00 deri në orën 13:00 në lokacionin afër shatërvanit Lulja Zambaku i ujit në Parkun e Qytetit në Shkup, organizon kontrolle shëndetësore preventive falas të qytetarëve.

Gjatë këtyre kontrolleve do bëhen matje të tensionit të gjakut, nivelit të sheqerit në gjak dhe kolesterolit, do të bëhet përcaktimi i indeksit të masës trupore në bazë të peshës dhe gjatësisë së matur të trupit, perimetrit të belit, si dhe do të shpërndahen fletushka dhe infografikë.

Çdo qytetari do t’i jepet një fletë regjistrimi me të dhënat e matjes dhe do t’i jepen këshilla për një mënyrë të shëndetshme jetese. Në të njëjtën kohë, çdo qytetar do të shërbehet me fruta të freskëta dhe ujë.

Aksioni bëhet në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Zemrës – 29 Shtatorit dhe Ditës Botërore të të Moshuarve – 1 Tetorit. Ky event ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për kontrollet e rregullta shëndetësore dhe një jetë të shëndetshme, të gjatë dhe cilësore.

Aksioni i Institutit të Shëndetit Publik i RMV-së do të shoqërohet nga përfaqësues të OJQ-së “Zdrava Idnina”, dhe do të mbështetet nga Ministria e Shëndetësisë e RMV-së përmes Programit Kombëtar Vjetor për Shëndetin Publik në vitin 2022.

Deklarata për mediat do të jepen nga ora 10:30 deri në ora 11:00.

JU PRESIM!