FUSHATA PËR SHËNDET
(Organizuar nga Instituti i Shëndetit Publik)
Të nderuar,
Ju njoftojmë se Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së nga Shkupi gjatë muajit maj 2023, organizon një fushatë nën moton “Fushata për Shëndet”.
Qëllimi i fushatës është të ndërgjegjësojë qytetarët e të gjitha moshave për ta mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e tyre dhe për parandalimin e rreziqeve shëndetësore, gjë që do t’i ndihmojë ata të jetojnë më shëndetshëm dhe të parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve dhe problemeve të tjera shëndetësore.
Shkas për fushatën:
- Maji si muaji i parandalimit të kacerit të lëkurës
- 5 maji – Dita Botërore e Higjienës së duarve dhe Dita Botërore e Mamive
- 10 maji – Dita Botërore e Aktivitetit Fizik
- 12 maji – Dita Botërore e Infermierisë
- 17 maji – Dita Botërore e Hipertensionit
- 31 maji – Dita Botërore pa duhan
Fushata do të paraqesë një simbiozë të shënimit të këtyre ditëve të rëndësishme botërore.
Aktivitetet lidhur me fushatën:
- Publikimi i teksteve profesionale, posterave, fletushkave në ueb-faqen dhe faqen në Facebook të Institutit të Shëndetit Publik në gjuhën maqedonase dhe gjuhën
- Pjesëmarrja e punonjësve të Institutit në Maratonën e Shkupit më 7 maj 2023
- Pjesëmarrja në emisione radiotelevizive nga punonjësit e Institutit me tema që kanë të bëjnë me shëndetin dhe parandalimin e sëmundjeve
- Organizimi i një eventi në natyrë me aktivitete të ndryshme
Eventi në natyrë:
- Data e mbajtjes: 11 maj (e enjte), nga ora 11-13:00
- Vendi: Bregu i lumit Vardar në afërsi të Hotelit Aleksandar Palace, Shkup
- Pjesëmarrës: Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së, Fakulteti i Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetit, Federata Kombëtare “Sporti për gjithë Maqedoninë e Veriut”, nxënës nga shkolla e mesme e mjekësisë Pançe Karagjozov, anëtarë të Shoqatës “Zdrava Idnina”, Shoqata e Studentëve të mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë Shkup, nxënës nga 3 shkolla fillore dhe 1 shkollë e mesme – pilot shkolla për zbatimin e konceptit “Shkollat që promovojnë shëndetin” dhe qytetarë të tjerë.
- Llojet e aktiviteteve më 11 maj (e enjte) nga ora 11:00 deri në 13:00, në bregun e Vardarit në afërsi të Hotelit Aleksandar Palace, Shkup:
- Deklaratë për mediat në orën 12:00
- Kontrolle preventive – matja e tensionit të gjakut
- Edukim për rëndësinë e një stili jetese të shëndetshëm, sidomos për rëndësinë e aktivitetit fizik në parandalimin e sëmundjeve
- Shpërndarje e materialeve propagandistike
- Ndarje e frutave dhe ujit gjatë aktivitetit
- Ushtrime në grup me nxënësit me pajisjet në bregun e lumit dhe me rekuizita të tjera
- Organizimi i një gare prej 100 metrash.
Fushata zbatohet në përputhje me detyrat dhe aktivitetet që dalin nga Programi Kombëtar Vjetor për Shëndetin Publik në RMV në vitin 2023 të Departamentit të Promovimit të Shëndetit dhe Ndjekjes të Sëmundjeve pranë Institutit të Shëndetit Publik të RMV-së, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Bashkë mundemi! Ejani të shoqërohemi!
“FUSHATA PËR SHËNDET”
Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut