Informacion për rastet e para të “lisë së majmunit” në Evropë
Në shtator të vitit 2018 janë regjistruar dy rastet e para të lisë së majmunit tek njerëzit, të raportuara në Bashkimin Evropian, gjegjësisht në Mbretërinë e Bashkuar. Këto dy raste nuk kanë lidhshmëri të ndërsjellë, por të dy personat e prekur kanë vizituar Nigerinë.
Nga data 17 shtator e tutje, në vendet e BE-së nuk janë paraqitur raste të reja.
„Lija e majmunit“ është sëmundje e rrallë virusale e cila tek njerëzit përcillet nga kafshët dhe kryesisht paraqitet në zonat e Afrikës qendrore dhe perëndimore, në afërsi të pyjeve tropikale.
Sëmundja është e ngjashme me linë e dhenve (sëmundje kjo e çrrënjosur që në vitin 1980 në mbarë botën) . paraqitet në formë më të butë klinike, por gjithsesi mund të ndodhë që të ketë si rezultat edhe vdekjen. Periudha e inkubacionit zakonisht zgjat nga 6 deri më 16 ditë, por mund të ndodhë që të zgjasë edhe nga 5 deri më 21 ditë. E gjithë kjo varet nga mënyra e përhapjes dhe e ekspozimit ndaj virusit.
Simptomat fillestare mund të jenë ethet, dhe zmadhimi i gjëndrave limfatike, të shoqëruara me puçrra të imëta të cilat kalojnë disa faze. Të prekurit shërohen për disa jave (zakonisht nga 14 deri më 21 ditë). Në disa raste kjo sëmundje mund të paraqitet në formë të rëndë, sidomos tek personat të cilët vuajnë nga një ose më shumë sëmundje kronike, ose që kanë çrregullime të imunitetit për arsye të ndryshme.
Edhe pse infeksioni me virusin e lisë së majmunit është zbuluar tek një numër i madh i kafshëve, sidomos tek disa brejtës në Afrikë, rezervuari natyror mbetet i panjohur.
Kontakti me këto kafshë – brejtës dhe majmunë, por edhe konsumimi i ushqimeve nga kafshët e egra, konsiderohen si mënyrë potenciale e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Përcjellja nga një njeri tek tjetri ndodh rrallë, por mund të ndodhë gjatë kontaktit të afërt me personat e sëmurë (familjar i cili kujdeset për të sëmurët, punonjës shëndetësor) , kontaktit me lëkurën e dëmtuar të personit të sëmurë, thithje së spërklave të cilat i hedh personi i sëmurë kur flet ose kur kollitet, ose nga gjësendet e kontaminuara të prekura nga personi i sëmurë.
Shkalla e vdekshmërisë sillet nga 1-10%, ndërsa numri më i madh është regjistruar tek të rinjtë. Nuk ka trajtim specifik ose vaksinë, edhe pse më parë vaksina kundër lisë së dhenve ka qenë mjaft efikase edhe në parandalimin e lisë së majmunit.
Sa i përket rrezikut i paraqitjes së sëmundjes në Evropë dhe tek ne, paraqitja e rasteve të importuara në Evropë nuk është diçka e papritur, sepse virusi i lisë së majmunit qarkullon në Afrikën qendrore dhe perëndimore. Rreziku nga importimi i rasteve të reja të sëmundjes në vendet e Evropës varet nga qarkullimi i virusit në Nigeri dhe në vendet e tjera të Afrikës qendrore dhe perëndimore. Mundësia për importimin e lisë së majmunit në Evropë është shumë e vogël, edhe pse nuk mund të përjashtohet paraqitja e rasteve të reja të importuara në Evropë si rezultat i udhëtimeve në vendet e prekura.
Instituti i shëndetit publik e ndjek situatën në vendet në të cilat qarkullon virusi i lisë së majmunit dhe për çfarë do ndryshimi të gjendjes do e informojë popullatën në kohë. Njëkohësisht e informon edhe Ministrinë e shëndetësisë dhe rekomandon masa për parandalimin e importimit dhe përhapjes të sëmundjes.
Instituti i shëndetit publik
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive