Në periudhën nga 13.04-19.04.2019, janë raportuar gjithsej 121 raste të fruthit (të vërtetuara në laborator dhe me lidhje epidemiologjike).
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 79 janë nga Shkupi, ndërsa 42 rastet e tjera janë nga 8 qytete të tjera të vendit – Tetovë – 14, Kumanovë – 10, Veles – 8, Gostivar – 4, Ohër – 3, Strumicë – 1, S.Nikole -1, dhe Prespë 1.
Gjatë kësaj jave numri më i madh i rasteve (52) janë në moshë mbi 30 vjet, pastaj fëmijët nga 0-4 vjet me 44 raste të regjistruara.
Sipas statusit vaksinal 90 përkatësisht 70% e rasteve të regjistruara janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës ose nuk ka të dhëna për statusin e tyre vaksinal.
Që nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit 2018, deri më 19.04.2019, gjithsej janë regjistruar 1.081 raste të fruthit, me një incidencë prej 52,2/100 000 banorë, që paraqet incidencën më të lartë në 10 vitet e fundit.
Për shkak të plotësimit të kritereve epidemiologjike, epidemi e fruthit është shpallur në territorin e gjithë Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas vendit të banimit raste të fruthit janë raportuar në 21 qytete në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 692 raste të fruthit, nga të cilat 521 në Shkup, 103 në Kumanovë, 93 në Tetovë, 50 në Strugë , 30 në Kërçovë, 30 në Veles, 20 në Gostivar, 18 në Gjevgjeli dhe 17 në Dibër, ndërsa në 10 qytetet e tjera janë regjistruar më pak se 10 raste (Grafiku 1).
Grafiku 1. Shpërndarja gjeografike e rasteve të fruthit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhjetor 2018 – prill 2019
Numri më i madh i të sëmurëve 463 janë në moshë mbi 30 vjet me një incidencë prej 36,4/100 000 banorë. Tek fëmijët deri në 1 vjet janë regjistruar 184 raste me një incidencë prej 787,2/100 000 banorë.
Numër i madh i të sëmurëve është regjistruar edhe tek grupmosha 0-4 vjet – 291 (37,9%).
Tek fëmijët nga 1-4 vjet janë regjistruar 189 raste dhe incidencë prej 203,6/100 000 banorë. (grafiku 2)
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të fruthit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas moshës, dhjetor 2018 – prill 2019 (n=1081)
Sipas statusit të vaksinimit, 810 ose 75% e të sëmurëve janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinimit ose nuk ka të dhëna për statusin e tyre vaksinal. Nga personat e pavaksinuar 184 (17,0%) janë në moshë nën 12 muaj kur nuk i nënshtrohen vaksinimit në pajtim me kalendarin e vaksinimit.
Gjithsej nga 189 të sëmurë nga 1-4 vjet, 89,4% janë të pa vaksinuar, nga gjithsej613 të sëmurë në moshë mbi 20 vjet, 66,4% janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës, ose për to nuk ka të dhëna për vaksinimin.
Nga të gjitha rastet e fruthit, 442 ose 41%janë shtruar në spital, ndërsa tek 188 (17,4%) ka pasur komplikacione. Nga këto, më të prekur kanë qenë fëmijët nën 1 vjet – 52 ose 27,7%, ndërsa 39 ose 20,7% fëmijët nga 1-4 vjet.
Që nga fillimi i epidemisë, në Shkup janë vaksinuar gjithsej 12.468 fëmijë deri në moshën 14 vjet të cilët i nënshtrohen vaksinimit. Në pjesën tjetër të vendit numri i përgjithshëm i fëmijëve të vaksinuar me dozën parë dhe të dytë të vaksinës deri në moshën 14 vjet është 7.776.
Që nga fillimi i epidemisë në mbarë vendin janë vaksinuar gjithsej 20.244 persona.
Sektori për kontrol dhe parandalim të sëmundjeve infektive
ISHP Shkup