Në periudhën nga 02.02.2019 deri më08.02.2019 janë raportuar 54 raste të fruthit në Shkup dhe katër raste nëqytetet e tjera (Kumanovë, Tetovë dhe Gjevgjeli), për të cilët nuk mund të konstatohet lidhshmëriepidemiologjike me rastet e raportuara në epideminë në Shkup.
Derimë 08.02.2019 janë raportuar 201 raste të dyshuara që pas hulumtimeveepidemiologjike dhe analizave laboratorike të kryera janë klasifikuar si rastetë fruthit. Epidemia ka përfshirë të gjitha komunat eterritorit të Qytetit të Shkupit. Mosha e të sëmurëvesillet nga 1 muaj deri në 52 vjet. Numri më i madh i të sëmurëve (n=115, 57,2%) janëfëmijë në moshë deri më 4 vjet, ndërsa 44 persona (21,9%) në moshë mbi 30 vjet. Sipas statusitvaksinal, 144 ose 71,6% e të sëmurëve janë të pa vaksinuar , që nuk kanëpranuar të dyja dozat e vaksinës ose për të cilët nuk ka të dhëna për statusin vaksinal.
Nga numri i përgjithshëm, 103 raste ose 51,2% janë vërtetuar në laborator. Sa i përket aktiviteteve të zbatuara përvaksinim me vaksinën MRP, që nga fillimi i epidemisë në Republikën e Maqedonisëjanë vaksinuar 8.434 persona, nga të cilët 5.900 janë në territorin e qytetittë Shkupit. Mbeten në fuqi masat dhe aktivitetet erekomanduara të cilat i realizojnë Qendrat e shëndetit publik, Instituti ishëndetit publik, Ministria eshëndetësisë, ISHSSH dhe ekipet e vaksinimit në pikat e vaksinimit.
Shkup, 08.02.2019
Sektori për parandalim dhe kontroll tësëmundjeve infektive
ISHPRM