
Hepatiti A viral (hepatiti endemik, verdhëza infektive) paraqet një sëmundje infektive virale akute me ndërlikime të rralla dhe me një shkallë të ulët të vdekshmërisë. Sëmundja përhapet përmes rrugëve fekale-orale. Bëhet fjalë për një sëmundje e cila mund të paraqitet me raste sporadike ose në formë të një epidemie, sidomos në raste kur bëhet fjalë për kushte të këqija higjieniko-sanitare, pas përmbytjeve ose pas fatkeqësive të tjera natyrore. Verdhëza infektive paraqitet në të gjitha vendet e botës, megjithatë si endemike (prani i përhershme, me epidemi të kohëpaskohshme më së shpeshti paraqitet në vendet më të zhvilluara ose vendet e pazhvilluara në botë (si për shembull vendet e Afrikës, vendet e Lindjes të largët, në Amerikës e mesme dhe atë jugore). Në vendet e zhvilluara hepatiti A viral prek të gjitha grupmoshat, me ç’rast më të prekur janë fëmijët. Gjithashtu, në vendet e zhvilluara epidemitë shpërthejnë gradualisht dhe përfshijnë sipërfaqe më të mëdha gjeografike dhe zgjasin për një kohë më të gjatë. Çdo e katërta epidemi nuk e ka të vërtetuar burimin e infeksionit. Në rajonet klimatike mesatare sa i përket paraqitjes së kësaj sëmundjeje ekziston një dinamikë e theksuar sezonale (numri më i madh i të sëmurëve evidentohet kah fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës). Shkaktari Virusi i hepatitit a është një virus nga familja e Picornaviridae, i cili sipas vetive të tij morfologjike dhe biokimike është i ngjashëm me enteroviruset. Rezervuari i infeksioneve Rezervuar i vetëm i hepatitit A viral është njeriu, pa dallim nëse është i prekur nga një pasqyrë klinike tipike apo jotipike, ose nga ndonjë formë simptomatike e sëmundjes. Virusin mund ta gjejmë te jashtëqitjet, një gjak, një idhëz, ndërsa më rrallë edhe në urinën personit të sëmurë. Periudha e infektimit I sëmuri është infektiv gjatë gjysmës së dytë të periudhës të inkubacionit, me paraqitjen e verdhëzës efekti infektiv fillon të bjerë, gjegjësisht zgjat vetëm edhe disa ditë pas shfaqjes së verdhëzës. Mënyra kryesore e përhapjes është ajo fekale-orale nga një njeri tek tjetri (sëmundja e duarve të pista), gjegjësisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me fekale të kontaminuara në të cilat ndodhet virusi. Gjithashtu, infeksioni përhapet edhe përmes kontakteve indirekte me gjësende për përdorim të përditshëm personal apo të përgjithshëm të kontaminuara me virusin e hepatitit. Nga ky lloj infeksioni më të rrezikuar janë fëmijët, ndërsa verdhëza infektive zakonisht ka një formë më të butë dhe zgjat më pak. Paraqitja e viruseve varet nga gjendja sanitare e mjedisit, shprehitë higjienike dhe madhësia e grupit që është në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë (familja, kopshti, shkollat). Për dallim nga vendet me standard të ulët higjienik, në vendet me kushte më të mira socio-ekonomike hepatiti A paraqitet te grupmoshat më të mëdha. Një mënyrë të rëndësishme të përhapjes paraqet uji, sidomos kur furnizimi me ujë bëhet në kushte të pavolitshme (objekte individuale, të vogla ose lokale për furnizimin me ujë, rrjedhave të ujit të pakontrolluara me rregull, sidomos pas përmbytjeve ose fatkeqësive më të mëdha). Në atë rast, hepatiti A zakonisht paraqitet në formë të epidemive masovike me një karakter shpërthyes e që prek të gjitha grupmoshat. Ushqimi paraqet rrugën më të rrallë të përhapjes, dhe kjo zakonisht ndodh nga ushqime të papërpunuara termikisht (sallata, senduiçe, fruta, fruta deti, etj.) ose nga ushqime të përpunuara termikisht të ndotura nga persona të cilët punojnë si operatorë të ushqimit (prandaj është me shumë rëndësi të kontrollohen personat të cilët vijnë në kontakt me ushqimin). Ndjeshmëria dhe imuniteti Ndjeshmëria është e përgjithshme. Imuniteti i fituar pas kalimit të sëmundjes është i përhershëm. Pasqyra klinike dhe rrjedha e sëmundjes Inkubacioni, gjegjësisht koha e kaluar nga çasti i depërtimit të virusit në organizëm e deri te paraqitja e simptomave të parë të sëmundjes sillet nga 15 deri më 50 ditë (zakonisht 30 ditë). Simptoma të sëmundjes janë: temperatura e lartë e trupit, mungesa e energjisë, humbja e oreksit, të vjellat dhe nauziet, dhe ndonjëherë edhe diarreja. Mund të ndjehet dhimbjeposhtë harkut të djathtë të brinjëve, ndërsa disa ditë më pas nga paraqitja e simptomave të parë vihet re edhe urinë me ngjyrë më të errët (ngjyrë birre), jashtëqitje me ngjyrë të hapur si dhe zverdhje e lëkurës dhe pjesës të bardhë të syve. Zakonisht, simptomat zhduken për 1-2 javë, por shërimi i plotë zgjat një periudhë më të gjatë kohore (4-6 javë). Sëmundja mund të karakterizohet me një rrjedhë të ndryshme klinike, nga forma asimptomatike (me një rëndësi të vklinike e deri te format e rënda të saj që mund të zgjasin edhe deri në disa muaj, por që është mjaft e rrallë. Simptomat e sëmundjes varen nga gjendja e të sëmurit, por edhe nga mosha e tij. Te fëmijët, sidomos në vitet e para të jetës, sëmundja është e lehtë dhe shpesh kalon pa u vënë re. Megjithatë, tek të rriturit, infeksioni mund të paraqitet në formë më të rëndë.Sëmundja zakonisht kalon në mënyrë spontane, dhe asnjëherë nuk kalon në formë kronike. Diagnoza laboratorike Infeksioni vërtetohet në bazë të pranisë të antitupave specifik IgM anti-HAV, të cilët në gjakun e të sëmurit qëndrojnë nga 6-12 muaj pas paraqitjes të simptomave të para. Prania e antitrupave IgG anti-HAV në serumin e gjakut është tregues për kalimin e sëmundjes të hepatitit A. Rezultatet laboratorike tregojnë vlera të rritura të enzimave të mëlçisë (AST, ALT) si rezultat i dëmtimit të qelizave të mëlçisë, por edhe vlerave të rritura të bilirubinit. Trajtimi Trajtimi është simptomatik, konsiston në uljen e temperaturës, mirëmbajtjes së balansit elektrolit, pushim dhe regjim përkatës të të ushqyerit. Masat parandaluese Masat parandaluese kryesore nga hepatiti A janë të njëjta si edhe te sëmundjet e tjera infektive të zorrëve, mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të përgjithshme. Edukimi i vazhdueshëm i popullatës për mirëmbajtjen e përditshme të higjienës është mënyra më e mirë për parandalimin e hepatitit A viral. Larja e mirë e duarve me sapun dhe me ujë të rregullt higjienikisht pas çdo përdorimi të tualetit, para dhe gjatë përgaditjes së ushqimit, mjafton për ta parandaluar përhapjen e slmundjes përmes kontaktit fizik. Gjithashtu, është me shumë rëndësi që të përdoret ujë i rregullt higjienikisht për pirje dhe të kihet kujdes për dispozimin higjienik të mbeturinave. Sëmundja mund të parandalohet edhe me dhënien e vaksinave kundër hepatitit A. Vaksinimi kundër hepatitit A rekomandohet për disa kategori të caktuara të qytetarëve, zakonisht për udhëtarët të cilët udhëtojnë për në rajone endemike dhe në vende me kushte të këqija higjieniko-sanitare, për personat të cilët marrin pjesë në procesin e prodhimit të ushqimit, personat të cilët punojnë në ndërmarrjet komunale, personat të cilët punojnë me virusin në laboratorë, etj. Profilaksa dhe vaksinimi sistematik me ilaçe nuk zbatohet. Masat për çrrënjosjen e epidemisë Raportim i detyrueshëm i të gjithë personave të sëmurë. Zbatim i dezinfektimit të vazhdueshëm (gjatë gjithë periudhës së infeksionit), si dhe dezinfektim final i materieve të tajuara nga personi i sëmurë dhe gjësendeve të cilat i ka prekur i sëmuri. Izolim i mjaftueshlm shtëpiak i personit të sëmurë. Trajtimi spitalor zbatohet nëse nuk ka kushte për trajtim shtëpiak ose nëse bëhet fjalë për një pasqyrë të rëndë klinike. Zbatim i hetimit epidemiologjik për vërtetimin e mënyrës së përhapjes së infeksionit, determinimit të burimit/burimeve të infeksionit dhe eliminimin e tij/tyre.