STATISTIKA GLOBALE PËR HIV

  • 18,2 milionë [16,1 milionë – 19,0 milionë] persona kanë pasur qasje në terapi antiretrovirale (qershor viti 2016)
  • 36,7 milionë [34,0 milionë – 39,8 milionë] persona në botë jetojnë me HIV (në fund të vitit 2015)
  • 2,1 milionë [1.800.000-2.400.000] persona janë raste të reja të infeksionit me HIV (në fund të vitit 2015)
  • 1,1 milionë [940 000-1.300.000] persona kanë vdekur nga sëmundje si rezultat i SIDA-s (në fund të vitit 2015)
  • 78 milionë [69.500.000-87.600.000] persona janë infektuar me HIV që nga fillimi i epidemisë (në fund të vitit 2015)
  • 35 milionë [29.600.000-40.800.000] persona kanë vdekur nga sëmundje si rezultat i SIDA-s që nga fillimi i epidemisë (në fund të vitit 2015)

PERSONA QË JETOJNË ME HIV

  • Në vitin 2015, ka pasur 36,7 milionë [34,0 milionë – 39,8 milionë] persona që jetojnë me HIV.

PERSONA QË JETOJNË ME HIV DHE KANË QASJE NË TERAPI ANTIRETROVIRALE

  • Deri më qershor të vitit 2016, 18,2 milionë [16,1 milionë, 19,0 milionë] persona që jetojnë me HIV kanë qasje në terapi antiretrovirale, për dallim nga 15,8 milionë në qershor të vitit 2015 dhe 7,5 milionë në vitin 2010.
  • Në vitin 2015, rreth 46% [43-50%] nga personat që jetojnë me HIV kanë pasur qasje në trajtim.
  • Në vitin 2015, rreth 77% [69-86%] nga shtatzënat që jetojnë me HIV kanë pasur qasje në barna retrovirale për të parandaluar përcjelljen e HIV tek foshnjat.

INFEKSIONE TË REJA ME HIV

  • Në botë, 2,1 milionë [1.800.000-2.400.000] persona janë raste të reja të infeksionit me HIV në vitin 2015.
  • Rastet e reja të infeksioneve me HIV tek fëmijët kanë shënuar një rënie për 50% nga viti 2010.
  • Në botë, 150 000 [110 000-190 000] fëmijë janë raste të reja të infeksioneve me HIV në vitin 2015, që paraqet një rënie të numrit nga 290 000 [250 000-350 000] në vitin 2010.
  • Nga viti 2010 e deri më tani nuk ka pasur zvogëlim të numrit të rasteve të reja me HIV tek të rriturit.
  • Çdo vit nga viti 2010 e tutje, rreth 1,9 milionë [1.900.000-2.200.000] të rritur janë infektuar me HIV.

RASTE TË VDEKJES SI PASOJË E SIDA-s

Numri i rasteve të vdekjes nga SIDA ka rënë për  45%, nga kulminacioni që u arrit në vitin 2005. Në vitin 2015, 1,1 milionë [940 000-1.300.000] persona në botë kanë vdekur nga SIDA, krahasuar me 2 milionë [1.700.000-2.300.000] në vitin 2005.

HIV/TUBERKULOZI

  • rastet e vdekjes si pasojë e tuberkulozit tek personat që jetojnë me HIV kanë rënë për 32% nga viti 2004.
  • tuberkulozi po bëhet shkaktar kryesor i vdekjes tek që jetojnë me HIV,  duke i marrë parasysh edhe rastet e vdekjes si pasojë e SIDA-s
  • Në vitin 2014, përqindja e pacientëve me tuberkuloz të identifikuar si HIV pozitivë që filluan ose që vazhduan me terapi antiretrovirale arriti në 77%.

INVESTIME

  • Në fund të vitit 2015, 19 miliardë dollarë u investuan për përballje me SIDA-n, në vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare (duke mos i përfshirë këtu vendet që vonë kanë kaluar në grupin e vendeve me të ardhura të larta)
  • Burimet vendore përfshijnë 57% nga mjetet e përgjithshme për HIV në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare, në vitin 2015.
  • Sipas të dhënave të fundit të UNAIDS për tu përballur me SIDA-n deri në vitin 2020 do të nevojiten  26.2 miliardë dollarë, ndërsa deri në vitin 2030  miliardë.

Gjendja aktuale me HIV/SIDA-n  në vitin 2016

Pranë Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë deri më 25. 11. 2016 kanë arritur dhe janë analizuar 36 raportime për raste të reja me HIV/SIDA.

а/ Shpërndarja sipas gjinisë e personave me HIV/SIDA në vitin 2016 (deri më 1 dhjetor 2016):

-   9 persona janë sëmurë nga SIDA,

-   27 persona janë HIV pozitivë.

b/  Në vitin 2016 janë regjistruar dy raste të vdekjes të personave të sëmurë nga SIDA.

c/  Sipas gjinisë struktura e të sëmurëve me HIV/SIDA në vitin 2016   (deri më 1 dhjetor 2016):

-   34 persona i përkasin gjinisë mashkullore,

-   2 persona i përkasin gjinisë femërore.

d/ Vendbanimi i personave me HIV/SIDA në vitin 2016    (deri më 1 dhjetor 2016):

-   nga Shkupi 17 persona,

-   nga Kumanova 3 persona,

-   nga Shtipi 3 persona,

-   nga Velesi 2 persona,

-   nga Gostivari 2 persona,

-   nga Dellçeva 2 persona,

-   nga Koçani 1 person,

-   nga Kriva Pallanka 1 person,

-   nga Struga 1 person,

-   nga Prilepi 1 person,

-   nga S. Nikole 1 person,

-   nga Dibra 1 person dhe

-   I huaj 1 person.

e/  Grupmoshat e personave me HIV/SIDA në vitin 2016 (deri më 1 dhjetor 2016):

-  nga 20 – 29 vjet janë 9 persona,

-  nga 30 – 39 vjet janë 18 persona,

-  nga 40 – 49 vjet janë 6 persona,

-  nga 50 – 59 vjet janë 2 persona dhe

-  nga 60+ vjet 1 person.

Gjendja me HIV/SIDA në Republikën e Maqedonisë në bazë të të dhënave për periudhën nga viti 1987-2016

Në periudhën nga viti 1987 – 2016 janë regjistruar gjithsej 311 persona që jetojnë me HIV/SIDA.

Shpërndarja sipas gjinisë e personave që jetojnë me HIV/SIDA

Tregon se nga gjithsej 311 persona që jetojnë me HIV/SIDA, 258 persona i përkasin gjinisë mashkullore, ndërsa 53 persona gjinisë femërore.

Shpërndarja e HIV/SIDA-s sipas grupmoshave:

-    0 – 6 vjet 5 persona,

-    7 – 14 vjet 1 person,

-    15 – 19 vjet 6 persona,

-    20 – 29 vjet 100 persona,

-    30 – 39 vjet 122 persona,

-    40 – 49 vjet 46 persona,

-    50 – 59 vjet 23 persona dhe

-    60+ vjet 8 persona.

-  Deri më 25. Nëntor të vitit 2016 në Republikën e Maqedonisë kanë vdekur 83 persona nga SIDA.

-  Në RM ka gjithsej 179 persona të cilët janë të sëmurë nga SIDA dhe 131 persona që janë HIV pozitiv, ose gjithsej 227 persona të jetojnë me HIV/SIDA.

Përgatiti:

Prim.dr. Zharko Karaxhovski Udhëheqës i departamentit për sëmundje tropikale, për sëmundje që trajtohen në karantinë, HIV/SIDA-n dhe SST

Zhivadinka Cvetanovska, Spec. med. analist laboratorik