Gjatë javë së 47 të vitit 2022 (nga 21-27.11.2022), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 18 raste (I=1,0/100.000 banorë) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin, që përkon me këtë periudhë të sezonit dhe me mesataren e sezoneve të kaluar.

Personat e sëmurë janë nga Gostivari – 7, Tetova – 3, Strumicë, Ohër dhe Prilep nga 2 dhe Shkup dhe Kumanovë nga 1.

Sa i përket moshës, tek grupmosha 15-64 vjet është regjistruar numri më i madh i të sëmurëve, ndërsa tek grupmosha nga 0-4 vjet nuk janë regjistruar raste.

Gjatë javës së 47, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV kanë arritur 397 materiale për analiza laboratorike për gripin, nga të cilat 19 nga mbikëqyrja SARI, paralelisht të analizuara edhe për grip edhe për COVID-19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit. 9 nga mostrat SARI janë testuar paralelisht edhe për  virusin sincicial respirator dhe 8 nga ato kanë rezultuar pozitive.

Nga java 40-47 gjithsej janë raportuar 144 raste (7,8/100 000 banorë).

Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Tetovë (56) dhe Gostivar (52). Sa i përket moshës numri më i madh i të prekurve i përkasin grupmoshës nga 15-64 vjet –101 të sëmurë.

Deri më tani janë testuar gjithsej 2250 materiale dhe 5 raste kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit – 4 Influenza A(H3) dhe 1 Influenza B.

 

 

Vaksinimi kundër gripit

 

Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

  • Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
  • Fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj
  • Personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike
  • Gratë shtatzëna dhe
  • Punonjësit shëndetësorë.

 

Për sezonin 2022  /2023, Ministria e shëndetësisë siguroi 40 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës.

 

Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2022/2023 filloi në 19.10.2021 dhe zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes www.vakcinacija.mk.

 

 

6.000 vaksina shtesë janë siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren për një kompensim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale.

 

Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i vaksinimit e deri në mbylljen e këtij raporti gjithsej janë vaksinuar 51.860  persona të grupeve të rrezikuara të popullatës me vaksina falas. Sa i përket vaksinave komerciale 2.421 persona.

Deri në javën e 47 në RMV janë vaksinuar gjithsej  54.281 persona me vaksina komerciale.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar për javën e 46 vitit 2022, për aktivitetin e virusit të gripit në mbarë rajonin Evropian.

  • 5 vende nga rajoni kanë raportuar përhapje të gjerë të aktivitet të virusit të gripit.
  • Përqindja e të gjitha mostrave në mbrojtjen shëndetësore primare sentinel është rritur në 12%.
  • 10 vende kanë raportuar për aktivitet të virusit të gripit prej mbi 10% në mbrojtjen shëndetësore primare sentinel.
  • Janë detektuar edhe Influenza А edhe Influenza B, me një dominance të А(H3).
  • Janë raportuar hospitalizime të rasteve të konfirmuara në laborator nga repartet e kujdesit intensiv dhe rasteve nga SARI.

 

Sipas treguesve kualitativ në raport me intensitetin, 18 vende janë në nivel bazik, ndërsa 18 me intensitet të ulët, 1 me intensitet mesatar dhe 2 me intensitet të lartë. Sipas shpërndarjes gjeografike, 8 vende nuk kanë regjistruar aktivitet të virusit të gripit, 19 kanë raportuar raste sporadike, 3 vende shpërndarje rajonale ndërsa 2 vende shpërndarje lokale.

 

 

Departamenti i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i Shëndetit Publik