Gjatë javë së 45-të të vitit 2022 (nga 07-13.11.2022), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 15 raste (I=0,82/100.000 banorë) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin, që përkon me këtë periudhë të sezonit dhe me mesataren e sezoneve të kaluar.

 

Personat e sëmurë janë nga Gostivari – 12, Tetova – 2 dhe Strumicë-1.

Sa i përket moshës, tek grupmosha 15-64 vjet janë regjistruar 13 persona , nga 5 deri në 14  dhe mbi 65 vjet nga 1 person.

Nga java 40-42 gjithsej janë regjistruar 91  raste (I=3,4/100.000).

Gjatë javës së 45-të, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV kanë arritur 220 materiale për analiza laboratorike për gripin, nga të cilat 11 nga mbikëqyrja SARI, paralelisht të analizuara edhe për grip edhe për COVID-19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

Nga java 40-45 gjithsej janë raportuar 91 raste (5.0/100 000 banorë).

Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Tetovë (38) dhe Gostivar (32). Sa i përket moshës numri më i madh i të prekurve i përkasin grupmoshës nga 15-64 vjet – 62 të sëmurë.

Deri më tani janë testuar gjithsej 1.566 materiale dhe 1 rast ka rezultuar pozitiv për prani të virusit të gripit – Influenza A(H3).

 

Vaksinimi kundër gripit

 

Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

  • Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
  • Fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj
  • Personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike
  • Gratë shtatzëna dhe
  • Punonjësit shëndetësorë.

 

Për sezonin 2021/2022, Ministria e shëndetësisë siguroi 40 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës.

 

Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2022/2023 filloi në 19.10.2021 dhe zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes www.vakcinacija.mk.

 

6.000 vaksina shtesë jani siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren për një komepnsim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, që nga fillimi i vaksinimit e deri në mbylljen e këtij raporti gjithsej janë vaksinuar 49.813  persona të grupeve të rrezikuara të popullatës me vaksina falas. Sa i përket vaksinave komerciale 2.119 persona.

Deri në javën e 45-të në RMV janë vaksinuar gjithsej  51.932 persona me vaksina komerciale.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar për javën e 44-të vitit 2022, për aktivitetin e virusit të gripit në mbarë rajonin Evropian.

  • 3 vende nga rajoni kanë raportuar përhapje të gjerë të aktivitet të virusit të gripit.
  • Përqindja e të gjitha mostrave në mbrojtjen shëndetësore primare sentinel është rritur në 7%, që është nën pragun epidemik prej 10%.
  • Gjermania, Kazakistani dhe Skocia kanë raportuar për aktivitet të virusit të gripit prej mbi 10% në mbrojtjen shëndetësore primare sentinel.
  • Janë detektuar edhe Influenza А edhe Influenza B, me një dominance të А(H3).
  • Janë raportuar hospitalizime të rasteve të konfirmuara në laborator nga repartet e kujdesit intenziv dhe rasteve nga SARI.

 

Sipas treguesve kualitativ në raport me intenzitetin, 18 vende janë në nivel bazik, ndërsa 17 me intenzitet të ulët dhe 1 me intenzitet të lartë. Sipas shpërndarjes gjeografike, 9 vende nuk kanë regjistruar aktivitet të virusit të gripit, 19 kanë raportuar raste sporadike, 3 vend3 shpërndarje rajonale ndërsa 2 vende shpërndarje lokale.

 

Departamenti i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i Shëndetit Publik