Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 22-28.03.2021

Janë testuar gjithsej 24.904 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 1,6%.

Pozitive janë 7.418 raste, nga 35 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 7,5%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 21,6 deri më 33,2%, mesatarisht 28,8%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup  (n=3.574; 48,2%), me incidencë javore prej – 578,6/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 626,4/100.000 banorë është regjistruar në Negotinë  (bashkë me Demir Kapinë) (Tabela 1, Kartogrami 1).

 

Kartogrami 1.     Incidenca në 100.000 banorë, COVID 22-28.03.2021, RMV

неделна 22-28.03

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.060, 27,8%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 40-49 (n=1.364; 18,4%), 30-39  (n=1.355; 18,3%), 50-59 (n=1.316; 17,7%) dhe 20-29 (n=865; 11,7%).  Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=134; 1,8%) dhe 10-19 vjet (n=324; 4,4%). Rritje më e madhe e numrit krahasuar me javëne  kaluar është regjistruar tek grupmosha mbi 60 vjet (16,3%).

Sipas gjinisë  janë regjistruar 3.682 (48,2%) femra dhe 3.736 (50,4%) meshkuj.

 

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 4.056 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 21,3% më shumë se javën e kaluar.

Janë raportuar 204 raste të vdekjes nga 25 qytete, 29,1% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 170 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 21 në moshë nga 50-59 vjet, nga 5 persona nga 40-49 vjet dhe 30-39 vjet, dhe 3 persona në moshë nga 20-29 vjet.

 

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 28.03.2021, janë regjistruar gjithsej 127.240 raste me COVID-19 (I=6.149,3/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, ndërsa mortalitet më të madh ka në Prilep, Ohër dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 28.03.2021

tab1

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me со 10.147,8 në 100.000banorë, Negotinë (9.762,6/100.000) dhe Shkup (9.219,7/100.000), përderisa incidencë më e vogël 2.607,8 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonski Brod (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

КУМУЛАТИВНА 22.03-28

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 64.370 meshku dhe 62.870 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 6.210,2/100.000, ndërsa tek femrat 6.074,2/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,6 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 30.784 (24,2%) me morbiditet specifik prej 8.031,5/100.000, ndërsa morbiditet të lartë specifik prej 8.267,8/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=22.989). morbiditet më i ulët, 1.106,2 dhe 2.236,5  në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 2.532 dhe 5.596 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=127.240)

graf 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.422) është regjistruar në 25.03.2021.

Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.480) (Grafiku2). Pas 7 javësh me një stabilizim të numrit të rasteve të reja, përsëri kemi rritje të numrit të të sëmurëve.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 28.03.2021 (n=127.240)

graf 2

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles,  Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 1.562 persona (12,9% më shumë  se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 1034 janë në terapi me oksigjen dhe 42 ventilim mekanik invaziv.

Në 17.02.2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër COVID 19, ndërsa deri më 22.03.2021 gjithsej janë vaksinuar 6.998  punonjës shëndetësorë me dozën e parë (4.002 – Pfizer/Biontech dhe 2.996– Sputnik V) dhe 3.278 (Pfizer/Biontech) me dozën e dytë kundër COVID 19.

Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 04.01.2021.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë regjistruar 3.716 raste të vdekjes (Lt = 2,9%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  30.11.2020 (n=41), ndërsa sipas javëve në javën e 47 dhe 48 (n=220) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.990) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 780,1/100.000. Janë regjistruar 2.313 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.403 raste të vdekjes tek femrat.

2.654 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=2.089), diabet (n=925) dhe sëmundje të mushkërive (n=405).

Janë regjistruar edhe 27 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna (deri më 04.01.2021).

191 (5,1%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 3.525 (94,9%) në spital.

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 28.03.2021 (n=3.716)

graf 3

Nga 25.01.2020-21.03.2021 janë kryer gjithsej 617.366 testime nga të cilat 127.240 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 298.364 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  (n=617.366)*

tab2

*9 raate janë vërtetuar në laboratorë jashtë vendit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 18.000 persona (14,1%) janë raste aktive 105.524 raste (82,9%) persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).

Nga këto 5.817 (5,5%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 99.707 (94,5%) në trajtim shtëpiak.

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 28.03.2021 (n=127.240)

 graf 5

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=127.240)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 9140 46600 1202 56942
Prilep 1030 5575 327 6932
Kumanovë 773 5673 237 6683
Tetovë 545 5441 237 6223
Gostivar 452 3838 185 4475
Veles 650 3595 134 4379
Kavadar 685 3587 95 4367
Manastir 622 3458 178 4258
Shtip 398 3698 99 4195
Ohër 732 3164 156 4052
Strumicë 313 2753 127 3193
Strugë 208 2271 165 2644
Koçan 217 1921 69 2207
Kërçovë 153 1743 69 1965
Negotinë 397 1458 37 1892
Gjevgjeli 373 1360 44 1777
Sveti Nikole 105 1128 15 1248
KrivaPallankë 92 910 42 1044
Prespë 148 809 25 982
Radovish 104 734 39 877
Dibër 44 766 38 848
Dellçevë 85 720 30 835
Berovë 98 685 28 811
Probishtip 87 564 21 672
Vinicë 59 518 15 592
Vallandovë 66 416 12 494
Krushevë 133 267 30 430
Bogdanci 70 321 8 399
Demir Kapija 78 263 8 349
Kratovë 29 284 13 326
Demir Hisar 41 271 8 320
Makedonski Brod 30 252 10 292
Pehçevë 26 194 6 226
Makedonska Kamenica 8 189 4 201
Dojran 9 98 3 110
GJITHSEJ 18000 105524 3716 127240

 

 

 

 

 

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19 DHE MASAT E REKOMANDUARA

Në periudhën nga 22-28.03.2021 numri reproduktiv i të infektuarve me COVID 19 (RO) në RMV është  1,13. Nëse bëhet krahasimi i dy periudhave dyjavore, vihet re një rënie minimale e RO në periudhën nga 15-28.03.2021 (1,12) krahasuar me 1,18 në periudhën 01-14.03.2021.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

Republika e  Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë në komunitet), nënnivel 3, me kapacitete të moderuara për reagim.

 

Duke marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve, me rekomandim të Komisionit të sëmundjeve infektive në datë 09.03.2021 Qeveria solli vendim për ndalim të lëvizjes së popullatës dhe të automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ora 22:00 deri më 05:00 часот, duke filluar nga data 10 mars 2021 (e mërkurë) deri më 05 prill 2021 (e hënë). Përveç kësaj u mor edhe vendimi për izolim (karantin) të detyrueshëm me kohëzgjatje prej 14 ditësh për të gjithë shtetasit e RMV-së dhe shtetasit e huaj nga kontinenti afrikan të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll

Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.

  • Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
  • Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
  • Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
  • Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
  • Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 21.03.2021

  • Numri i rasteve të reja në botë – 122.536.880 (3.291.360 në 7 ditët e fundit,  

8% më shumë se javën e kaluar)

  • Numri i rasteve të vdekjes në botë – 2.703.780 (60.414 në 7 ditët e fundit, 3% më shumë se javën e kaluar)

 

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të vërtetuara – 53.937.714 (1.173.561 në 7 ditët e fundit, 5% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 1.299.243 (31.040 në 7 ditët e fundit, 2% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të vërtetuara – 42.516.762 (1.441.065 në 7 ditët e fundit, 13% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 929.332 (21.772 në 7 ditët e fundit, 1% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të vërtetuara – 14.182.826 (298.438 në 7 ditët e fundit, 49% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 790 (2.435 në 7 ditët e fundit, 14% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të vërtetuara – 7.124.121 (263.650 në 7 ditët e fundit, 8% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 153.446 (3.253 në 7 ditët e fundit, 12% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të vërtetuara – 2.999.152 (50.916 në 7 ditët e fundit, 3% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 76.113 (1.428 në 7 ditët e fundit, 10% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të vërtetuara – 1.775.560 (63.730 në 7 ditët e fundit, 29% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 30.843 (486 në 7 ditët e fundit, 33% më pak se javën e kaluar)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

 

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

Shkup 30.03.2021

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik