Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 16.04.2020

Janë testuar gjithsej 437 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 36 ose 8,2% e të testuarve.

Raste janë regjistruar në 6 qytete, ndërsa numër më i madh është regjistruar në Shkup (n=22). (Tabela 1).

Таbela 1. Numri i të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 16.04.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Gjithsej 36 3
Shkup 22
Kumanovë 4 1
Strugë 3 1
Veles 3
Prilep 3
Manastir 1
Krushevë 1

Numri më i madh i rasteve, 9, i përkasin grupmoshës nga 30-39 vjet, ndërsa sipas gjinisë 25 janë femra dhe 11 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 7 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Tek 11 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 21 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Gjatë ditës janë regjistruar tre raste të vdekjes, një pacient nga Struga dhe dy paciente me vendbanim në Krushevë dhe Kumanovë, të gjithë në grupmoshë mbi 70 vjet. Tek të tre rastet janë konfirmuar komorbiditete, nuk kanë pasur histori udhëtimi, ndërsa njëri prej tyre ka pasur kontakt me rast të konfirmuar.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 16.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.117 raste me  COVID-19 (I=54,0/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 21 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe në Prilep ndërsa letalitet më të madh ka në Krushevë dhe në Strugë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Gjithsej 1117 54.0 49 4.4%
Shkup 388 62.8 8** 2.1%
Kumanovë 311 218.0 13 4.2%
Prilep 103 108.1 3 2.9%
Dibër 51 183.8 4 7.8%
Strugë 53 78.1 10 18.9%
Tetovë 48 24.0 4 8.3%
Veles 43 64.9 3 7.0%
Shtip 32 60.8 1 3.1%
Koçan 26 54.2 1 3.8%
Manastir 16 15.7 0 0.0%
Gostivar 12 10.0 0 0.0%
Ohër 7 12.5 0 0.0%
Kavadar 4 9.3 1* /
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Kriva Pallankë 4 16.7 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 33.3%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0%
Negotinë 2 8.5 0 0.0%

*shtetas i huaj  ** i burgosur me vendbanim në Prespë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 218,0 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, ndërsa në Prilep është 108,1/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Veles, Shtip, Koçan dhe Shkup (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

kartogram 16.4

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, nga 1.117 persona të sëmurë 46.4% i përkasin gjinisë mashkullore dhe 53.6% gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 50,0/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 58,0/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 45 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 20,9%,  si dhe edhe incidencë më e lartë – 83,8/100.000. Tek personat mbi 60 vjet është regjistruar një incidencë  59,2/100.000. Incidencë më e ulët, 18,8  dhe 18,4 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe 10-19 vjet, ku janë regjistruar 43, gjegjësisht 46 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1117)

korona 16.4.1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=1117)

korona 16.4.2

Nga rastet e raportuara, 20,7%  janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (64,3%), kollë (54,1%), debulesë (32,3%), ethe (18,5%), dhimbje koke  (17,5%), dhimbje e fytit (15,7%), vështirësi në frymëmarrje (14,1%), ndërsa 33,8% e personave janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 308 kanë edhe sëmundje kronike, 204 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 64 janë me sëmundje kronike të mushkërive,60 janë me diabet, 15 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  51 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 114 janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 194 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 929 janë raste aktive, 139 persona janë të shëruar, dhe 49 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeje është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=34) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 8,9/100.000 banorë. Tek 36 (73,5%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

91 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 668 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 10.859 materiale, 1.117 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 5.247 teste në 100 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (10.859)

 

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 10859 1117
ISHP- Virusologjia 7187 949
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 263 13
Avicena (skrining) 265 15
Biotek (privat) 460 28
Klinika Zhan Mitrev (privat) 2684 109
Sistina (privat) 3

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:

 

Në territorin e të gjithë vendit në datë 18.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Lëvizja   e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 16.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 1.991.562 (76.647 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 130.885 (7.875 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 213

 

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.013.093 (35.497 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 89.317 (4.710 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 707.121 (33.760 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 30.245 (2.909 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 125.571 (367 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 4.239 (38 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 111.432 (4.043 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.532 (137 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 21.790 (1.503 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 990 (54 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 11.843 (477 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 550 (27 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup,17.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik