Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  08-14.03.2021

Janë testuar gjithsej 22.625  materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 7,3%.

Pozitive janë 5.456 raste, nga 34 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 22,2%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 19,4 deri më 27,4%, mesatarisht rreth 23,9%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup  (n=2.708; 49,6%), me incidencë javore prej – 438,4/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 809,6/100.000 banorë është regjistruar në Negotinë  (bashkë me Demir Kapinë) (Tabela 1, Kartogrami 1).

 

Kartogrami 1.     Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, 08-14.03.2021, RMV

NEDELNA 08-14.03.2021

 

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=1.434, 26,3%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 30-39 (n=1.064; 19,5%), 40-49  (n=977; 17,9%), 50-59 (n=916; 16,8%) dhe 20-29 (n=698; 12,8%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=116; 2,1%) dhe 10-19 vjet (n=251; 4,6%).

Sipas gjinisë  janë regjistruar 2.778 (50,9%) femra dhe 2.678 (49,1%) meshkuj.

 

 

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 2.737 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 29,7% më pak se javën e kaluar.

Janë raportuar 129 raste të vdekjes nga 21 qytete, 2,3 herë më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 110 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 17 në moshë nga 50-59 vjet, dhe 2 persona nga 40-49 vjet.

 

 

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 14.03.2021, janë regjistruar gjithsej 112.930 raste me COVID-19 (I=5.457,7/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Gostivar, Shtip, Kavadar, Veles, Manastir dhe Ohër, ndërsa mortalitet më të madh ka në Prilep, Ohër, Krushevë dhe Strugë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 14.03.2021

tabela 1 16.3

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me 8.997,5 në 100.000 banorë, Negotinë (8.240,5/100.000) dhe Shkup (8.083,1/100.000), përderisa incidencë më e vogël 2.322,1 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonski Brod (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

КУМУЛАТИВНА до 14.03.2021

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 57.306 meshkuj dhe 55.624 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 5.528,7/100.000, ndërsa tek femrat 5.386,5/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,5 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 26.952 (23,9%) I=7.031,8/100.000, ndërsa incidencë më e lartë 7.359,4/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=20.463). Incidencë më e ulët, 984,8 dhe 1.973,5 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 2.254 dhe 4.938 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=112.930)

graf1 16.3

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.406) është regjistruar në 17.11.2020.

Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.480) (Grafiku2). Pas 7 javësh me një stabilizim të numrit të rasteve të reja, përsëri kemi rritje të numrit të të sëmurëve.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 14.03.2021 (n=112.930)

graf 2 16.3

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles,  Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 1.097 persona (38,5% më shumë  se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 567 janë në terapi me oksigjen dhe 26 ventilim mekanik invaziv.

Në 17.02.2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër COVID 19, ndërsa deri më 15.03.2021 gjithsej janë vaksinuar 5.061 punonjës shëndetësorë.

Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 04.01.2021.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë regjistruar 3.340 raste të vdekjes (Lt = 3,0%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  30.11.2020 (n=40), ndërsa sipas javëve në javën e 48 (n=218) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.674) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë –697,6/100.000. Janë regjistruar 2.094 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.246 raste të vdekjes tek femrat.

2.398 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=1.880), diabet (n=836) dhe sëmundje të mushkërive (n=376).

Janë regjistruar edhe 24 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna (deri më 04.01.2021).

191 (5,7%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 3.149 (94,3%) në spital.

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 14.03.2021 (n=3.340)

graf 3 16.3

Nga 25.01.2020-14.03.2021 janë kryer gjithsej 567.432 testime nga të cilat 112.930 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 274.236 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=567.432)*

tabela 2 16.3

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 98.133 (86,9%) janë raste aktive 98.133 (86,9%) persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).

Nga këto 5.711 (5,8%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 92.422 (94,2%) në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=112.930)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 5646 43202 1077 49925
Prilep 804 5034 284 6122
Kumanovë 395 5375 219 5989
Tetovë 364 5208 223 5795
Gostivar 290 3609 174 4073
Kavadar 607 3191 74 3872
Shtip 179 3555 95 3829
Veles 313 3327 117 3757
Manastir 292 3259 159 3710
Ohër 469 2971 143 3583
Strumicë 211 2592 118 2921
Strugë 175 2189 156 2520
Koçan 140 1778 53 1971
Kërçovë 53 1708 66 1827
Negotinë 384 1185 28 1597
Gjevgjeli 300 1158 34 1492
Sveti Nikole 40 1094 15 1149
KrivaPallankë 119 805 38 962
Prespë 92 774 21 887
Dibër 18 752 35 805
Radovish 39 705 36 780
Dellçevë 46 688 30 764
Berovë 62 620 25 707
Probishtip 43 526 20 589
Vinicë 22 504 13 539
Vallandovë 38 362 9 409
Krushevë 109 238 26 373
Bogdanci 66 272 7 345
Kratovë 24 266 11 301
Demir Hisar 40 252 8 300
Demir Kapija 53 229 4 286
Makedonski Brod 8 242 10 260
Pehçevë 9 182 5 196
Makedonska Kamenica 2 188 4 194
Dojran 5 93 3 101
GJITHSEJ 11457 98133 3340 112930

 

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 14.03.2021 (n=112.930)

 graf 5 16.3

 

 

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

Republika e  Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë në komunitet), nënnivel 3, me kapacitete të moderuara për reagim.

 

Duke marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve, me rekomandim të Komisionit të sëmundjeve infektive në datë 09.03.2021 Qeveria solli vendim për ndalim të lëvizjes së popullatës dhe të automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ora 22:00 deri më 05:00 часот, duke filluar nga data 10 mars 2021 (e mërkurë) deri më 22 mars 2021 (e hënë). Përveç kësaj u mor edhe vendimi për izolim (karantin) të detyrueshëm me kohëzgjatje prej 14 ditësh për të gjithë shtetasit e RMV-së dhe shtetasit e huaj nga kontinenti afrikan të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll

Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.

  • Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
  • Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
  • Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
  • Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
  • Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 07.03.2021

  • Numri i rasteve të reja në botë – 116.166.652 (2.734.381 në 7 ditët e fundit, 2% më shumë se javën e kaluar)
  • Numri i rasteve të vdekjes në botë – 2.582.528 (60.323 në 7 ditët e fundit, 6% më pak se javën e kaluar)

 

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 51.531.438 (1.105.355 në 7 ditët e fundit, 2% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 1.237.781 (32.535 në 7 ditët e fundit, 4% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 39.775.409 (1.136.080 në 7 ditët e fundit, 4% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 884.218 (20.770 në 7 ditët e fundit, 6% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 13.684.394 (167.385 në 7 ditët e fundit, 2% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 214 (2.201 në 7 ditët e fundit, 32% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 6.616.840 (228.543 në 7 ditët e fundit, 10% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 147.284 (2.797 në 7 ditët e fundit, 9% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 2.895.549 (55.341 në 7 ditët e fundit, 6% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 73.381 (1.390 në 7 ditët e fundit, 16% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 1.662.277 (41.677 në 7 ditët e fundit, 6% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 29.637 (630 në 7 ditët e fundit, 20% më pak se javën e kaluar)

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

 

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

Shkup 16.03.2021

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik