Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 01-07.03.2021

Janë testuar gjithsej 21.090 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 4,6%.

Pozitive janë 4.463 raste, nga 35 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 23,0%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 13,2 deri më 26,7%, mesatarisht rreth 20,9%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup  (n=2.160; 48,3%), I – 349,7/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 847,9/100.000 banorë është regjistruar në Negotinë  (bashkë me Demir Kapinë) (Tabela 1, Kartogrami 1).

 

Kartogrami 1.     Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, 01-07.03.2021, RMV

Nedelna 01.-07.03.2021

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=1.026, 23,0%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 30-39 (n=895; 20,1%), 40-49  (n=803; 17,8%), 50-59 (n=778; 17,4%) dhe 20-29 (n=626; 14,0%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=104; 2,3%) dhe 10-19 vjet (n=231; 5,2%).

Sipas gjinisë  janë regjistruar 2.260 (50,6%) femra dhe 2.203 (49,4%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 3.895 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 2,2 herë më shumë se javën e kaluar.

Janë raportuar 57 raste të vdekjes nga 16 qytete, 17.4%  më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 50 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 5 në moshë nga 50-59 vjet, dhe nga 1 person nga 30-39 dhe 40-49 vjet.

 

 

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 07.03.2021, janë regjistruar gjithsej 107.479 raste me COVID-19 (I=5.194,3/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Gostivar, Shtip, Kavadar, Veles, Manastir dhe Ohër, ndërsa mortalitet më të madh ka në Prilep, Ohër, Krushevë dhe Strugë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 07.03.2021

tabela 1 9.3

Në pjesën më të madhe të vendit (përveç se në Dojran) vihet re një rritje e numrit të sëmurëve. (Таbela 1)

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me 8.418,9 në 100.000 banorë, Shkup (7.646,1/100.000) dhe Negotinë (7.414,9/100.000), përderisa incidencë më e vogël  2.277,4 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonski Brod (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

Кумулативна 01-07.03.2021

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 54.630 meshkuj dhe 52.849 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 5.270,5/100.000, ndërsa tek femrat 5.117,8/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,5 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 25.519 (23,7%) I=6.657,9/100.000, ndërsa incidencë më e lartë 7.029,9/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=19.547). Incidencë më e ulët, 934,1 dhe 1.873,6 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 2.138 dhe 4.688 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=107.479)

grafikon 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.406) është regjistruar në 17.11.2020.

Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.480) (Grafiku2). Pas 7 javësh me një stabilizim të numrit të rasteve të reja, përsëri kemi rritje të numrit të të sëmurëve.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 07.03.2021 (n=107.479)

grafikon 2

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles,  Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 792 persona (20,0% më shumë  se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 322 janë në terapi me oksigjen dhe 19 ventilim mekanik invaziv.

Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 04.01.2021.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë regjistruar 3.206 raste të vdekjes (Lt = 3,0%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  30.11.2020 (n=40), ndërsa sipas javëve në javën e 48 (n=218) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.560) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë –667,9/100.000. Janë regjistruar 2.010 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.196 raste të vdekjes tek femrat.

2.318 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=1.819), diabet (n=808) dhe sëmundje të mushkërive (n=350).

Janë regjistruar edhe 24 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna (deri më 04.01.2021).

181 (5,6%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 3.016 (94,1%) në spital.

Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 07.03.2021 (n=3.206)

grafikon 3

Nga 15.02.2020-07.03.2021 janë kryer gjithsej 544.816 testime nga të cilat 107.479 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 263.301 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=544.816)*

tabela 2

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 8.863 (8,2%) janë raste aktive 95.410 (88,8%) persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).

Nga këto 5.684 (6,1%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 89.726 (93.9%) në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut  (n=107.479)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 4215 41988 1023 47226
Kumanovë 345 5243 212 5800
Prilep 690 4786 267 5743
Tetovë 259 5122 219 5600
Gostivar 182 3558 172 3912
Shtip 109 3514 93 3716
Kavadar 496 3057 70 3623
Veles 228 3237 112 3577
Manastir 208 3188 156 3552
Ohër 440 2837 137 3414
Strumicë 177 2530 115 2822
Strugë 175 2131 155 2461
Koçan 104 1741 49 1894
Kërçovë 42 1698 65 1805
Negotinë 304 1109 24 1437
Gjevgjeli 270 1078 28 1376
Sveti Nikole 22 1087 15 1124
KrivaPallankë 118 756 38 912
Prespë 61 760 21 842
Dibër 16 748 35 799
Dellçevë 50 675 29 754
Radovish 14 704 36 754
Berovë 29 609 21 659
Probishtip 34 513 19 566
Vinicë 24 496 13 533
Vallandovë 24 352 9 385
Krushevë 75 225 23 323
Bogdanci 62 243 6 311
Kratovë 25 253 11 289
Demir Hisar 23 248 8 279
Demir Kapija 31 224 3 258
Makedonski Brod 5 240 10 255
Makedonska Kamenica 2 188 4 194
Pehçevë 3 180 5 188
Dojran 1 92 3 96
GJITHSEJ 8863 95410 3206 107479

 

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 07.03.2021 (n=107.479)

 grafikon 4

 

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

Republika e  Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë në komunitet), nënnivel 3, me kapacitete të moderuara për reagim.

 

Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll

Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.

  • Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
  • Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
  • Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
  • Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
  • Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 28.02.2021

  • Numri i rasteve të reja në botë – 113.472.187 (2.658.823 në 7 ditët e fundit, 7% më shumë se javën e kaluar)
  • Numri i rasteve të vdekjes në botë – 2.520.653 (63.477 në 7 ditët e fundit, 6% më pak se javën e kaluar)

 

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të vërtetuara – 50.426.060 (1.129.929 në 7 ditët e fundit, 6% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 1.205,245 (33.951 në 7 ditët e fundit, 1% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të vërtetuara – 38.679.334 (1.055,781 në 7 ditët e fundit, 9% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 861,906 (21.302 në 7 ditët e fundit, 15% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të vërtetuara – 13.517.009 (171.419 në 7 ditët e fundit, 9% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 013 (3.217 në 7 ditët e fundit, 47% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të vërtetuara – 6.388.249 (207.177 në 7 ditët e fundit, 14% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 144.479 (2.562 në 7 ditët e fundit, 5% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të vërtetuara – 2.840.208 (50.324 në 7 ditët e fundit, 24% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 71.991 (1.659 në 7 ditët e fundit, 19% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të vërtetuara – 1.620.582 (44.193 në 7 ditët e fundit, 2% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 29.006 (786 në 7 ditët e fundit, 35% më pak se javën e kaluar)

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

 

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

Shkup 08.03.2021

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik