Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 11.05.2020

Janë testuar gjithsej 189 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 10.

Raste janë regjistruar në 4 qytete. (Tabela 1).

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 11.05.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 6 0
Kumanovë 2 0
Prilep 1 0
Veles 1 0
Dellçevë 0 1
Gjithsej 10 1

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 5 janë femra dhe 5 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 2 pacientë të rinj. Tek 3 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 7 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 5 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Është regjistruar 1 rast i vdekjes, një burrë nga Dellçeva në moshë 61 vjet, i shtruar paraprakisht në KU të onkologjisë dhe radioterapisë, ndërsa pas konfirmimit të sëmundjes është transferuar në KSIGJF ku edhe ka ndërruar jetë. Me komorbiditete dhe kontakt me rast të konfirmuar, por pa histori udhëtimi jashtë vendit.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 11.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.674  raste me  COVID-19 (I=80,9/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 30 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Prilep ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë, Dibër dhe Kumanovë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 1.674 80.9 92 4.4 5.5%
Shkup 569 92.1 18 2.9 3.2%
Kumanovë 410 287.3 20 14.0 4.9%
Prilep 179 187.8 11 11.5 6.1%
Tetovë 117 58.6 9 4.5 7.7%
Veles 108 163.0 5 7.5 4.6%
Strugë 67 98.7 14 20.6 20.9%
Dibër 51 183.8 4 14.4 7.8%
Shtip 35 66.4 2 3.8 5.7%
Koçan 31 64.6 2 4.2 6.5%
Manastir 23 22.6 2 2.0 8.7%
Gostivar 19 15.9 2 1.7 10.5%
Ohër 15 26.7 0 0.0 0.0%
Negotinë* 9 38.3 0 0.0 0.0%
Kriva Pallankë 6 25.1 0 0.0 0.0%
Kavadar 5 11.6 1 2.3 20.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 10.5 33.3%
Pehçevë 3 60.1 0 0.0 0.0%
Strumicë 2 2.1 0 0.0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0 0.0%
Makedonski Brod 2 17.9 0 0.0 0.0%
Vinicë 2 10.3 0 0.0 0.0%
Kratovë 2 20.9 0 0.0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0 0.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0 0.0%
Berovë 1 7.7 0 0.0 0.0%
Vallandovë 1 8.4 0 0.0 0.0%
Dellçevë 1 4.2 1 4.2 100.0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 287,3 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 187,7/100.000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, dhe në Veles 163,0/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Shkup,  Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

 12.5.1

 

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 799 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 875 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 77,1/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 84,7/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 45,1 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 364 (21,7%)  I= 95,0/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 126,2/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=351) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 27,1 dhe 29,2 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 62, gjegjësisht 73 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.674)

12.5.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.674)

12.5.3

Nga rastet e raportuara, 23,8% (n=399) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66%), kollë (54,7%), plogështi (37,3%), ethe (19,9%), dhimbje koke  (15,2%), dhimbje e fytit (14,9%), vështirësi në frymëmarrje (14,7%), ndërsa 556 ose 33,2% e personave janë pa simptoma.

408 ose 73,4%  prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 502 (30,0%) kanë edhe sëmundje kronike, 345 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 111 janë me diabet, 90 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 21 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  73 me sëmundje të tjera kronike.

Tek personat e shtruar në spital 210 (52,6%)  janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 243 (14,5%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 92 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=60) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 15,7/100.000 banorë. Tek 67 (73,6%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

96 (5,7%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 1.004 (60,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 19.430 materiale, 1.674  pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 9.390 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

 (n=19.430)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej)
GJITHSEJ 19.430 1.674
ISHP- Virusologjia 13099 1356
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 491 33
Avicena (skrining) 462 31
Biotek (privat) 1071 44
Klinika Zhan Mitrev (privat) 3576 160
Sistina (privat) 506 21
ASHAM 225 29

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 377  (22,5%) janë raste aktive, 1.205 (72,0%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 220 (18,3%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 985 (81,7%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.674)

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 131 420 18 569
Kumanovë 46 344 20 410
Prilep 59 109 11 179
Tetovë 58 50 9 117
Veles 50 53 5 108
Strugë 4 49 14 67
Dibër 47 4 51
Shtip 2 31 2 35
Koçan 5 24 2 31
Manastir 4 17 2 23
Gostivar 4 13 2 19
Ohër 15 15
Demir Kapi 5 2 7
Kriva Pallankë 2 4 6
Kavadar 1 3 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Krushevë 2 1 3
Pehçevë 2 1 3
Kërçovë 2 2
Kratovë 2 2
Probishtip 2 2
Vinicë 2 2
Makedonski Brod 2 2
Strumicë 2 2
Negotinë 2 2
Berovë 1 1
Vallandovë 1 1
Demir Hisar 1 1
Dellçevë 1 1
GJITHSEJ 377 1.205 92 1.674

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020  (n=1.674)

 12.5.4

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 19:00 deri më 05:00 e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 12:00, ndërsa të rinjtë deri në 18 vjet nga ora 13:00-19:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 11.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 4.006.257 (88.891 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 278.892 (4.531 të reja)

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.731.606 (23.660 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 156.603 (1.051 нов)
  • Rajoni i OBSH-së Аmerika
    • Raste të konfirmuara – 1.702.451 (47.073 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 101.874 (3.151 нов)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 164 (9.436 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 013 (135 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 160.910 (1.248 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.493 (23 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglinore
    • Raste të konfirmuara – 100.881 (5.567 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 481 (125 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 44.533 (1.907 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 415 (46 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 12.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik