Fakte për HIV/SIDA në Republikën e Maqedonisë në periudhën  1987 – 2014 (28.11.2014)

Të dhënat e  përdorura më poshtë tregojnë gjendjen për HIV/SIDA në Republikën e Maqedonisë.

  • Rasti i parë me HIV pozitiv në R. e Maqedonisë është regjistruar në vitin 1987
  • Rasti i parë i sëmurë me SIDA është regjistruar në vitin 1989.
  • Rasti i parë i vdekur nga SIDA në R. e Maqedonisë është regjistruar në vitin 1989.

Gjendja aktuale me HIV/SIDA në vitin 2014

Në vitin 2014 në R. e Maqedonisë janë regjistruar 39 raste të reja me HIV/SIDA.

  1. Shpërndarja e personave me HIV/SIDA në vitin 2014.

 –   16 persona janë sëmurë me SIDA, 23 persona janë HIV pozitivë.

  1. Në vitin 2014 janë regjistruar 3 raste vdekjesh nga SIDA.
  2. Struktura sipas gjinisë të personave me HIV/SIDA në vitin 2014.

–   37 persona janë meshkuj kurse 2 persona janë femra.

  1. Shpërndarja e personave me HIV/SIDA sipas vendbanimit në vitin 2014:

–   nga Shkupi janë 20 persona, Shën Nikolla 2, Kumanovë 3, Tetovë 1, Strumicë 1, Shtip 3, Koçan 4 persona, Kavadar 2 persona, Prilep 2 persona, 1 person është i huaj.

  1. Shpërndarja e personave me HIV/SIDA në vitin 2014, sipas grupmoshave është si më poshtë :

–   nga 10 deri 19 vjeç janë 2 persona,

–   nga 20 – 29 vjeç janë 16 persona,

–   nga 30 – 39 vjeç janë 14 persona,

–   nga 40 – 49 vjeç janë 3 persona,

–   mbi 60 vjeç janë 4 persona.

  1. Mënyra e transmetimit të HIV-it tek personat me HIV/SIDA në vitin 2014:

–   tek 10 persona, mënyra e transmetimit është në rrugë heteroseksuale,

–   tek 25 persona nëpërmjet kontaktit seksual mashkull me mashkull ( MSM),

–   tek 3 persona mënyra e transmetimit nuk është e njohur

–   tek 1 person që merr drogë me injeksion.

Gjendja me HIV/SIDA në R. e Maqedonisë sipas të dhënave epidemiologjike për periudhën 1987-2014. (28.11.2014)

Në periudhën 1987 – 2014 janë regjistruar gjithsej 236 persona që jetojnë me HIV/SIDA.

Shpërndarja sipas grupmoshave që jetojnë me HIV/SIDA është:

  • 0 – 6 vjeç  janë 5 persona,
  • 7 – 14 vjeç është 1 person,
  • 15 – 19 vjeç janë 5 persona,
  • 20 – 29 vjeç janë 70 persona,
  • 30 – 39 vjeç janë 93 persona,
  • 40 – 49 vjeç janë 35 persona,
  • 50 – 59 vjeç janë 20 persona dhe
  • mbi 60 vjeç janë 7 persona.

Sipas mënyrës së transmetimit të HIV kemi:

  • tek 114 persona mënyra e transmetimit të HIV është në rrugë heteroseksuale;
  • tek  93 persona ka qenë kontakt seksual me meshkuj (MSM)
  • tek 12 persona ka qenë marrja intravenoze e drogave;
  • 6 persona kanë qenë hemofilik,
  • tek 6 persona është regjistruar transmetimi i HIV nga nëna tek fetusi;
  • për 5 persona nuk ka të dhëna për mënyrën e transmetimit të HIV.

Shpërndarja e personave që jetojnë me HIV/SIDA sipas gjinisë, tregon se nga 236 persona në total, 189 persona janë meshkuj dhe 47 persona janë femra.

  • Raste me HIV/SIDA në R. e Maqedonisë janë regjistruar në 25 komuna të vendit.
  • Numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup me 108 persona, Tetovë 23, Kumanovë 14, Prilep 10, Ohër 9 dhe Kërçovë me 8 persona. Nga këto 6 komuna janë  regjistruar gjithsej 172 persona të cilët jetojnë me HIV/SIDA ose 75 % të të gjithë të regjistruarve në vend.
  • Nga numri total i të regjistruarve 10 persona janë të huaj.
  • Deri në datë 01. Dhjetor të vitit 2014 në R. e Maqedonisë kanë vdekur 75 persona nga SIDA.

Në RM ka gjithsej 160 persona të sëmurë me SIDA dhe 76 që janë HIV pozitivë.

  • Në RM në vitin 2013 janë përdorur 24562 teste për diagnostikimin e HIV-it.

Departamenti për sëmundje tropikale dhe sëmundje që trajtohen në karantinë, HIV/SIDA dhe infeksione seksualisht të transmetueshme:

Prim. dr. Zharko Karaxhovski – specialist epidemiolog

Zhivadinka Cvetanovska – an. lab. mjek. spec.