• Nëntor 24, 2014

EBOLA SËMUNDJA VIRUSALE, AFRIKA PERËNDIMORE

TË DHËNA PËR EPIDEMINË DERI MË:19.11.2014

Deri më tani janë regjistruar gjithsej 15.145 të sëmurë dhe 5.420 vdekje (letaliteti  35.8%) në gjashtë vendet e prekura nga epidemia (Guine, Liberi, Sierra Leone, Spanjë, SHBA dhe Mali) dhe në dy vendet ku epidemia është shpallur si e përfunduar (Senegal dhe Nigeri). Vazhdon të mbetet problem numri i përgjithshëm i personave të vdekur për shkak se nuk raportohen të gjitha rastet.

OBSH edhe zyrtarisht i shpalli si të përfunduara epidemitë e EBOLA-s në Senegal (17.10.2014) dhe Nigeri (19.10.2014).

Sipas aktivitetit të virusit dhe përhapjes së sëmundjes vendet ndahen në: vende me përhapje të gjerë dhe intensive (Guine, Liberi dhe Sierra Leone); vende me një deri më disa raste ose me përhapje lokale (Spanjë, SHBA dhe Mali) dhe vende të cilat janë vende fqinje ose kanë lidhje të forta tregtare me vendet me përhapje intensive.

  1. Vende me përhapje të gjerë dhe intensive

Që nga fillimi i epidemisë, deri më tani, janë raportuar gjithsej 15.113  (raste të mundshme, të vërtetuara dhe të dyshimta) të sëmurë dhe 5.406 vdekje nga ana e Ministrive të shëndetësisë në Guine, Sierra Leone dhe Liberi (Tabela 1).

Tabela 1. Raste të vërtetuara, të mundshme, të dyshimta dhe vdekje nga virusi i EBOLA-s në Guine, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone, deri më 19 nëntor 2014

 

Vendi Definicion i rastit Të sëmurë Raste në 21 ditët e fundit Të vdekur
Guine Të vërtetuara 1.698 308 982
Të mundshme 210 7 210
Të dyshimta 63 * 0
Gjithsej 1.971 315 1.192
Liberi Të vërtetuara 2.643 340 *
Të mundshme 1.762 192 *
Të dyshimta 2.664 * *
Gjithsej 7.069 532 2.964
Sierra Leone Të vërtetuara 5.056 1.389 1.041
Të mundshme 79 5 174
Të dyshimta 938 * 35
Gjithsej 6.073 1.349 1.250
Gjithsej 15.113 2.241 5.406

* Nuk ka të dhëna.

  • ESV në Guine vazhdon të përhapet edhe krahas stabilizimit dhe zvogëlimit të incidencës në disa rajone. Gjatë javës së fundit janë regjistruar 74 raste të reja të vërtetuara në Guine. (Foto 1)
  • Numri i rasteve në Liberi sipas muajve nga mesi shtatorit e deri në fund të tetorit ka shënuar rënie. Në Liberi gjatë kësaj jave të fundit janë raportuar 80 raste të vërtetuara dhe të mundshme. Në nivel nacional çdo ditë raportohen mesatarisht nga 10 deri më 20  raste të vërtetuara në laborator. Sa i përket tendencës, është vënë re një rënie dhe stabilizim në 4 javët e fundit (Foto 1)
  • Përhapja e ESV vazhdon të mbetet intensive në Sierra Leone, me 533 raste të reja të raportuara gjatë javës së fundit. Numri më i madh i këtyre rasteve janë regjistruar në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit (Foto 1).
  • Në Guine dhe Liberi nuk ka më rritje të incidencës, por sa i përket Sierra Leones ajo vazhdon të rritet. Epidemitë në Guine dhe Liberi vazhdojnë të ekzistojnë për shkak të përhapjes intensive në disa rajone të rëndësishme, ndërsa përhapja vazhdon të mbetet intensive në pjesën veriore dhe perëndimore të Sierra Leones.
  • Reagimi ndaj ESV vazhdon intensivisht në tre vendet më të prekura. Në 18 qendra për trajtim të EVS janë vënë në dispozicion më shumë se 1000 shtretër. Me rritjen e numrit të të sëmurëve rriten edhe kapacitetet për izolimin e pacientëve, dhe kështu ndalohet përhapja e mëtutjeshme e sëmundjes. Janë përforcuar kapacitetet për varrosjen e personave të vdekur nga ESV, që është një element kyç për ndalimin e përhapjes. Që nga fillimi i epidemisë janë realizuar më shumë se 4800 varrime të sigurta dhe dinjitoze. Diagnostikimi i saktë dhe në kohë e rasteve me ESV gjithashtu është element përbërës i përgjigjes së një vendi ndaj kësaj epidemie. Mostra nga të 53 rajonet e prekura nga ESV mund të transportohen në laborator për analizë në një afat kohor prej 24 orësh nga marrja e mostrës.
  1. Vende me një deri më disa raste ose me përhapje lokale

Pesë vende, Nigeria, Senegali, Spanja, SHBA dhe deri më tani kanë raportuar nga një rast ose raste të importuara nga vende me shpërndarje të gjerë dhe përhapje intensive.

Në Nigeri ishin regjistruar 20 të sëmurë dhe 8 raste të vdekjes. Në Senegal ishte regjistruar vetëm një rast. Megjithatë, pas reagimit të suksesshëm në këto dy vende, OBSH zyrtarisht i shpalli të përfunduara epidemitë e Ebola-s në Senegal (17.10.2014) dhe Nigeri (19.10.2014).

Në Mali janë regjistruar 6 raste (5 të mundshme dhe 1 i mundshëm) si dhe 5 raste të vdekjes (4 raste të vërtetuara dhe 1 i mundshëm). Rastet më të reja janë raportuar në kryeqytetin Bamako dhe nuk kanë të bëjnë me rastin e parë të ESV në këtë vend.  Të gjithë kontaktet e rastit primar kanë përfunduar periudhën 21 ditore të mbikëqyrjes. Deri më 16 nëntor të vitit 2014 janë identifikuar dhe janë mbikëqyrur 384 kontakte: 96 nga 384 kontaktet janë punonjës shëndetësor.

Në Spanjë kaluan 28 ditë nga dita kur infermierja e cila është kujdesur për pacientin me Ebola në Madrid, janë fituar dy rezultate negative dhe ajo është lëshuar nga spitali. Spanja do shpallet e lirë nga EVS për shkak se 42 pas ditës kur është fituar rezultati i dytë negativ ende nuk janë regjistruar raste të reja.

Të gjithë 83 kontaktet e infermieres e kanë përfunduar periudhën 21 ditore të mbikëqyrjes.

Në SHBA janë regjistruar 4 të sëmurë dhe i rast vdekjeje. Një punonjës shëndetësor në Nju Jork dhe 2 në Teksas kanë dalë negativ për EVS, dhe pas testit të dytë negativ janë lëshuar nga spitali për trajtim shtëpiak. Të gjithë  në vend e e kanë përfunduar periudhën 21 ditore të mbikëqyrjes.

Tabela 2. Raste me Ebola Sëmundja Virusale në Nigeri, Senegal, Spanjë ,SHBA dhe Mali

Vendi Definicion i rastit Të sëmurë Të vdekur
Nigeri Të vërtetuara 19 7
Të mundshme 1 1
Të dyshimta 0 0
Gjithsej 20 8
Senegal Të vërtetuara 1 0
Të mundshme 0 0
Të dyshimta 0 0
Gjithsej 1 0
Mali Të vërtetuara 5 4
Të mundshme 4 1
Të dyshimta 0 0
Gjithsej 6 5
SHBA Të vërtetuara 4 1
Të mundshme 0 0
Të dyshimta 0 0
Gjithsej 4 1
Spanjë Të vërtetuara 1 0
Të mundshme 0 0
Të dyshimta 0 0
Gjithsej 1 0
Gjithsej   32 14

 

 

SHTOJCA 1. Gjendja me ESV në RD të Kongos

Deri më 19 nëntor  të vitit të vitit 2014, janë regjistruar 66 raste (38 të vërtetuara, 28 të mundshme) me Ebola Sëmundja Cirusale (ESV) në Republikën Demokratike të Kongos, përfshirë këtu edhe 8 punonjës shëndetësor. Janë raportuar gjithsej 49 vdekje, përfshirë këtu edhe vdekjen e 8 punonjësve shëndetësor. Ende nuk janë bërë të njohura rezultatet për rastin e fundit të dyshimtë.

Kjo epidemi nuk ka të bëjë me epideminë në vendet e Afrikës perëndimore (Guine, Liberi, Nigeri, Senegal dhe Sierra Leone) dhe Spanjë dhe SHBA.

SHTOJCA 2. ESV tek punonjësit shëndetësor

Ekspozimi i punonjësve shëndetësor ndaj ESV gjatë kësaj epidemie vazhdon të jetë alarmant. Deri më tani  584 punonjës shëndetësor janë sëmurë nga  ESV ndërsa 329 prej tyre kanë vdekur nga ESV (56.3%). Në këtë numër janë përfshirë edhe 2 punonjës shëndetësor nga Mali (nga të cilët 1 ka vdekur) , 11 në Nigeri, 1 në Spanjë dhe 3 në SHBA. Gjatë javës së fundit 8 punonjës shëndetësor janë raportuar në Liberi dhe 3 në Sierra Leone.  Vazhdojnë hetimet për ekspozimin e punonjësve shëndetësor

SHTOJCA 2. Kriteret e përdorura për klasifikimin e rasteve të Ebola-s

Rastet e Ebola-s klasifikohen si vijon: të vërtetuara (çdo rast i dyshimtë ose i mundshëm me rezultat laboratorik pozitiv); të mundshme (çdo rast i dyshimtë i analizuar nga mjeku, ose çdo rast i dyshimtë me pasojë vdekje që ka lidhje epidemiologjike me një rast të vërtetuar, në raste kur nuk është e mundur të merren mostra për analiza laboratorike); ose të dyshimta (cili do person, i gjallë apo i vdekur, tek i cili ka rritje të papritur të temperaturës trupore e që ka pasur kontakt me një rast të dyshimtë, të mundshëm apo të vërtetuar të Ebola-s, ose me kafshë të sëmura ose të ngordhura, ose cili do person me rritje të papritur të temperaturës trupore e që ka edhe së paku tre nga këto simptoma:: dhimbje koke, të vjella, anoreksi/ humbje të oreksit, diarre, letargji, dhimbje në stomak, dhimbje të muskujve ose nyjave, vështirësi gjatë gëlltitjes, vështirësi gjatë frymëmarrjes, ose gjakderdhje të papritur e pa shkak, ose vdekje të papritur pa pasojë ndonjë sëmundje ose gjendje shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i rasteve mund të ndryshojë për shkak të riklasifikimit, hetimeve retrospektive, konsolidimit të rasteve dhe të dhënave laboratorike, si dhe përmirësimit të mbikëqyrjes. Të dhënat e prezantuara në raport bazohen në informacione të publikuara nga Ministritë përkatëse të shëndetësisë.

Foto 1. Shpërndarja e ESV në Afrikën Perëndimore, sipas javëve  

mapa ebola

(Burimi:ECDC - Epidemiological update: outbreak of Ebola virus disease in West Africa, 14.11.2014)