DITA BOTËRORE E UJIT – T’I PËRSHPEJTOJMË NDRYSHIMET

#WorldWaterDay

PRIPREMA A4 AL PRVA STRANA_page-0001

Dita Botërore e Ujërave 2023 është një mundësi për t’i përshpejtuar ndryshimet për ta zgjidhur krizën me ujin dhe sanitacionin.

Në vitin 2015, bota u angazhua për Qëllimin për Zhvillim të Qëndrueshëm (QZhQ) 6 si pjesë e Axhendës për vitin 2030 – premtimi se deri në vitin 2030 çdo person do të ketë menaxhim të sigurt të ujit dhe sanitacion.

Miliarda njerëz dhe një numër i madh i shkollave, bizneseve, objekteve shëndetësore, fermave dhe fabrikave ende nuk kanë të realizuar të drejtën themelore të njeriut për qasje në ujë të sigurt dhe sanitacion.

 

Çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë?

Ti dhe familja jote, shkolla jote dhe i gjithë komuniteti mund të kontribuoni duke ndryshuar mënyrën se si e përdorni, konsumoni dhe menaxhoni ujin në jetën tuaj.

Si është kriza globale për ujë dhe sanitacion?

Kriza globale e ujit dhe sanitacionit mund të jetë e vështirë për tu imagjinuar.

Faktet dhe statistikat janë të rëndësishme, por ato mund të jenë të përgjithshme dhe të mos arrijnë t’i motivojnë njerëzit për të ndërmarrë veprime.

Si do të dukej nëse do ta zbatonim krizën globale në një komunitet prej vetëm 100 personash?

25 njerëzve do të duhej të mbushin/mbledhin ujë të pasigurt nga një përrua apo një pellg, shpesh larg, ose të presin në radhë për orë të tëra dhe t›i paguajnë një çmim të lartë shitësit. Uji do t’i sëmurte vazhdimisht njerëzit, e kështu ata nuk do mund të shkonin në punë ose në shkollë. Vdekja nga sëmundje krejtësisht të parandalueshme, si kolera dhe tifoja, do të ishte një rrezik i vazhdueshëm.

22 persona ose nuk do të kishin zgjidhje tjetër por do duhej të shkonin në tualet në rrugë, shkurre apo fusha ose të përdornin tualete johigjienike dhe jofunksionale. Gratë dhe vajzat do të vuanin më shumë sepse ato do të ishin më të cenueshme ndaj abuzimit dhe sulmit dhe nuk do mund ta menaxhonin siç duhet shëndetin e tyre menstrual.

44 njerëz do të jetonin në zona të cenueshme ndaj sëmundjeve pasi ujërat e zeza dhe feçet e tyre pa u trajtuar do të derdheshin përsëri në natyrë. 56 personat e mbetur, të cilët kanë tualete të sigurta të lidhura me sisteme që trajtojnë në mënyrë të sigurt mbetjet, kryesisht nuk janë të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë shërbimet e tyre sanitare për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së tyre.

Rreth gjysma e moçaleve përreth vendbanimeve në dekadat e fundit do të kishin humbur, duke e rritur kështu rrezikun nga përmbytjet.

22 persona do të punonin ose do të ishin të vendosur në një institucion shëndetësor ku mungojnë shërbimet bazë për ujë, me ç’rast do të jenë të ekspozuar në rrezik më të madh nga sëmundjet infektive. Shumë prej tyre do të pranonin trajtim për sëmundje që mund të ishin parandaluar me ujë të sigurt dhe sanitacion në komunitetin ku jetojnë.

Bujqësia dhe industria në afërsi të tyre do të konsumonin mbi 80 përqind të ujit të disponueshëm.

Për shkak të ndryshimeve klimatike, thatësirat do të ndikonin gjithnjë e më shumë në burimet ujore dhe furnizimin me ushqim.

Përmbytjet do paraqisnin rrezik për shkatërrimin e objekteve të ujit dhe ato sanitare dhe të kontaminonin burimet ujore.

Ka pak gjasa që një komunitet të bënte një marrëveshje bashkëpunimi me komunitetet fqinje për ta ndarë dhe mbrojtur ujin.

Anëtarët më të varfër dhe më të cenueshëm të komunitetit, të cilët do të prekeshin në mënyrë disproporcionale nga kriza, do të përballeshin me luftën më të madhe për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve për t’i përmirësuar shërbimet e tyre të ujit dhe sanitacionit.

Faktet kryesore

  • 4 milionë njerëz vdesin çdo vit dhe 74 milionë do të kenë jetëgjatësi të reduktuar për shkak të sëmundjeve që burojnë nga uji i pasigurt, kushtet e këqija sanitare dhe higjienike.
    • Sëmundjet e parandalueshme si kolera dhe tifoja paraqesin një kërcënim vdekjeprurës për komunitetet që jetojnë pa ujë dhe shërbime sanitare të menaxhuara në mënyrë të sigurt dhe efektet e infeksioneve me parazitë të zorrëve dhe kequshqyerja nga episodet e rregullta diarreike dhe të vjellat mund të kenë pasoja gjatë gjithë jetës.
  • Sot, 1 në 4 persona – 2 miliardë njerëz – në mbarë botën nuk kanë akses në ujë të pijshëm të
    • “I sigurt” është shkurtim për termin zyrtar “i menaxhuar në mënyrë të sigurt”, që do të thotë ujë i pijshëm që është në mjediset ku njerëzit jetojnë, i disponueshëm atëherë kur ata kanë nevojë për të dhe pa ndotje të
  • Pothuajse gjysma e popullsisë së botës – 6 miliardë njerëz – nuk ka sanitacion të sigurt.
    • Me “Sanitacion të sigurt” (zyrtarisht “sanitacion i menaxhuar në mënyrë të sigurt”) nënkuptojmë një tualet që nuk ndahet me familje të tjera dhe ku mbetjet njerëzore eliminohen në mënyrë të sigurt në vend ose mënjanohen dhe trajtohen jashtë
  • 494 milionë njerëz ende praktikojnë “defekim në ambient të hapur”.
    • Shumë njerëz nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të shkojnë në tualet në ambient të hapur – shpesh pasi të ketë rënë nata për të mos u parë nga të tjerët. Në zona të tjera, objektet janë ose të mirëmbajtura keq, të paarritshme ose kulturalisht të papërshtatshme, prandaj njerëzit refuzojnë t›i përdorin
  • 8 miliardë njerëz përdorin ose punojnë në objektet shëndetësore pa shërbimet bazë për ujë.
    • Kjo do të thotë se gati një e katërta e popullsisë së botës punon ose trajtohet në klinika ose spitale ku furnizimi me ujë është më shumë se 30 minuta larg në këmbë ose ku pritet radhë 30 minuta ose ku uji merret nga një burim i pambrojtur si sh. burim, lumë ose pellg.
  • Në rrafsh global, 44 përqind e ujërave të zeza nga amvisëritë nuk trajtohen në mënyrë të
    • Kjo do të thotë se pothuajse gjysma e të gjithë ujërave të zeza që gjenerohen nga amvisëritë – nga tualetet, lavamanet, kanalet e kanalizimeve dhe ulluqet e tyre – derdhen përsëri në natyrë pa u pastruar nga mater- iet e dëmshme.
  • Tharja e moçaleve për qëllime bujqësore ka shkaktuar humbjen e 50 përqind të tyre që nga viti
    • Kjo është një nga lidhjet e shumta mes krizës së ujit dhe asaj Tharja e moçaleve shkatërron habitatin për shumë specie, zvogëlon bimët dhe tokat vitale që e mbërthejnë karbonin dhe i shkatërron ekosistemet që e filtrojnë natyrshëm ujin dhe mbrojnë nga përmbytjet.
  • Kërkesa globale për ujë deri në vitin 2050 parashikohet të rritet me 55 përqind, kryesisht për shkak të kërkesave në rritje të prodhimtarisë (400 përqind rritje).
    • Rritja e popullsisë do të konsumojë më shumë nga gjithçka. Uji është një burim i kufizuar dhe është nën një presion gjithnjë e në rritje, prandaj duhet që urgjentisht të bëhemi shumë më efikas dhe më të drejtë në mënyrën se si ai përdoret, ku dhe për kë.
  • 72% e përdorimit të përgjithshëm të ujit shkon për bujqësinë, 16% për amvisëritë dhe shërbimet dhe 12% për industrinë.
    • Bujqësia është konsumatori më i madh i ujit në botë. Me rritjen e popullsisë rrjedhimisht do të ketë edhe kërkesë më të madhe për ujë. Ne të gjithë, bashkërisht, duhet ta bëjmë bujqësinë shumë më efikase në përdorimin e
  • Ftohja e termocentraleve është përgjegjëse për 43 përqind të konsumit të përgjithshëm të ujërave të ëmbla në Evropë (në disa vende madje më shumë se 50%).
    • Përsëri, kjo është një lidhje midis veprimit për ujin dhe veprimit për ndryshimet klimatike. Sa më shpejt që të largohemi nga prodhimi i energjisë intensive me ujë, aq më shpejt do mund të reduktojmë emetimet e gazrave serrë dhe të ulim presionin ndaj
  • Vetëm 24 vende kanë raportuar se të gjitha basenet e tyre ujore ndërkufitare janë mbrojtur me marrëveshje për bashkëpunim.
    • Numri më i madh i vendeve kanë burime ujore – liqene, lumenj, akuiferë ujorë nëntokësorë – që gjenden jashtë ose brenda kufirit kombëtar. Meqë kërkesa për ujë po rritet dhe ndryshimet klimatike ndikojnë në burimet ujore, evidente është nevoja që vendet të punojnë së bashku për t’i menaxhuar këto burime

 

Të gjithë teksin mund ta lexoni këtu