DITA BOTËRORE E PËRKUJTIMIT 

TË VIKTIMAVE TË TRAFIKUT RRUGOR

E PREMTE 13 NËNTOR 2020 – ORA 14:00

Regjistrohuni në: : http://www.bit.ly/wdoremembrance

zrtvi

OBSH ju fton përzemërsisht t’i bashkëngjiteni në shënimin e Ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor për t’i dëgjuar dëshmitë personale të familjeve të viktimave të aksidenteve rrugore dhe atyre që u gjendën të parët në vendin e ngjarjes; deklarata nga persona të famshëm dhe interpretim artistik me temë “Mos harro, Ndihmo, Vepro”. Për regjistrim vizitoni linkun: http://www.bit.ly/wdoremembrance 

Mandatuar nga Rezoluta e Asamblesë së përgjithshme të KB në vitin 2005, vendet anëtare e shënuan Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor si “njohje adekuate për viktimat e aksidenteve rrugore dhe familjeve të tyre”. Dita Botërore e përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor siguron një platformë globale për të kujtuar të vrarët ose të plagosurit rëndë në rrugët e botës; për të theksuar nevojën për një përgjigje më të përshtatshme dhe më të drejtë pas aksidentit ndaj viktimave dhe familjeve të tyre të pikëlluara; dhe për të njohur përpjekjet për të shpëtuar jetë dhe angazhimin e shërbimeve të ndihmës së shpejtë.

Këtë vit kjo Ditë Botërore do të shënohet me:

  • Mesazhe personale nga Viviam Perrone, Founder, Asociación Madres del Dolor, Argjentinë; Writu Bhatta Rai, Executive Secretary, Swatantrata Abhiyan, Nepal; and Steve Jordan, Station Manager, Greater Manchester Fire and Rescue, Mbretëria e Bashkuar;
  • Deklarata nga António Guterres, Sekretari i përgjithshëm i KB; Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së; Andrew Holness, Kryeministër i Jamajkës Jamaica; Michael Bloomberg, OBSH Ambasadori global për sëmundjet joinfektive dhe lendimet, e dërguara speciale e sekretarit të KB për sigurinë në rrugë; and Zoleka Mandela, Ambasadori global, Nisma për shëndetin e fëmijëve;
  • Poemë në tre pjesë nga Tshaka Campbell nga Soul City Arts.

“U bëjmë thirrje të gjithëve që të kujtojnë, mbështesin dhe veprojnë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Mos harroni jetët e humbura dhe lëndimet që ndryshojnë jetën e që ndodhin në rrugët e botës çdo vit. Mbështetni ata që i vuajnë pasojat afatgjata të traumës fizike dhe psikologjike që e kanë pësuar, si dhe familjet e tyre të pikëlluara. “Dhe veproni për të parandaluar tragjedi të tilla sot“.

I fundit nga vargu i raporteve të OBSH-së mbi statusin global për sigurinë në rrugë tregon se aksidentet rrugore marrin jetën e rreth 1.35 milion njerëzve në vit. Më shumë se një e katërta e këtyre vdekjeve janë këmbësorë dhe çiklistë. Lëndimet në trafikun rrugor tani janë vrasësi kryesor i fëmijëve dhe të rinjve të moshës nga 5-29 vjeç. Miliona njerëz lëndohen rëndë dhe përballen me mundësinë e vuajtjes nga pasoja afatgjata si pasojë e traumës fizike dhe psikologjike që kanë pësuar. Në Gusht të vitit 2020, Rezoluta e re e Asamblesë së Përgjithshme të KB proklamoi Dekadën e Dytë të veprimit për siguri në rrugë 2021-2030, me qëllimin ambicioz për të parandaluar të paktën 50% të vdekjeve dhe lëndimeve në rrugë. OBSH dhe komisionet rajonale të KB, në bashkëpunim me anëtarët e Këshillit të sigurisë rrugore të KB, kanë filluar procesin e zhvillimit të një plani veprimi për Dekadën e Dytë. Për të gjeneruar vullnet politik, për t’i dhënë përparësi sigurisë rrugore, Rezoluta pasqyron gjithashtu vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të KB për të thirrur një takim të nivelit të lartë jo më vonë se në fund të vitit 2022.

Përveç kësaj, Rezoluta miraton Deklaratën e Stokholmit, të miratuar gjatë Konferencës së Tretë Ministrore Globale për sigurinë në rrugë në Shkurt të vitit 2020; inkurajon qeveritë të zbatojnë aktivitete mbështetëse për të arritur 12 Qëllimet Globale të efikasitetit të sigurisë në rrugë; dhe mbron politikat për të promovuar ecjen, çiklizmin dhe përdorimin e transportit publik si mënyra natyrale të shëndetshme dhe ekologjike të transportit. Përveç që shërben si një ditë për të kujtuar ato që kanë humbur jetën dhe për të njohur vuajtjet e atyre që janë lënduar rëndë, kjo Ditë Botërore ofron një mundësi për të bërë thirrje për veprim sa më të shpejtë për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe veprime që që do kenë sukses në shpëtimin e jetëve të udhëtarëve në rrugët nëpër botë.

Linqe të tjera

 

World Day of Remembrance for Road Traffic Victims

 

Official global web site for the World Day of Remembrance for Road Traffic Victims

 

Global status report on road safety 2018

 

UN General Assembly resolution A/74/L.86 “Improving global road safety”

 

Stockholm Declaration

Etienne Krug, MD, MPH

Director

Social Determinants of Health

World Health Organization

20 Avenue Appia

1211 Geneva 27

Switzerland

 

Tel: + 41 22 791 3535/2881

E-mail: kruge@who.int

Twitter: @etiennekrug