Federata Botërore e kardiologjisë këtë vit me moton “JEPNI FORCË JETËS TUAJ “ e shënon 29 shtatorin – Ditën Botërore të Zemrës.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në nivel global, ato shkaktojnë numër më të madh të vdekjeve se sa të gjithë shkaktarët e tjerë së bashku, dhe më së shumti i prekin vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare. Në grupin e sëmundjeve joinfektive sëmundjet kardiovaskulare bashke me sëmundjet malinje janë shkaktarë të pothuajse ¾ të vdekjeve në rajonin evropian. Vlerësimet tregojnë se së paku 80% e të gjitha rasteve me sëmundje të zemrës, infarktit dhe diabet tipi 2 mund të parandalohen.

Për çdo vit sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktar i 17,3 milionë rasteve të vdekjes së parakohshme, ndërsa deri në vitin 2030 pritet që 23.6 milionë të vdesin nga këto sëmundje. Këto janë shifra të cilat i parashikon Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), me ç’rast pritet që SKV të zënë vendin e parë në mesin e shkaktarëve të vdekjeve në botë.

Faktorët më të shpeshtë të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare janë: tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i kolesterolit në gjak, mbipesha trupore, ushqimi joadekuat, stresi, aktiviteti i dobët fizik dhe niveli i lartë i sheqerit në gjak. Një numër i madh i vdekjeve mendohet të jetë edhe si pasojë e duhanit, i cili rrit rrezikun nga vdekja nga sëmundjet koronare të zemrës dhe atyre cerebrovaskulare për 2-3 herë. Me kalimin e moshës rritet edhe rreziku, që është më i madh tek femrat se sa te meshkujt.

 

GJENDJA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Mortaliteti

Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 nga sëmundjet e sistemit të organeve të qarkullimit të gjakut kanë vdekur 11939 njerëz me një shkallë të vdekshmërisë prej 576,7 në 100.000 banorë, nga të cilët 5714 janë meshkuj, ndërsa 6225 janë femra. Sëmundjet e sistemit të organeve të qarkullimit të gjakut përbëjnë 58,4 % në numrin përgjithshëm të mortalitetit dhe zënë vendin e parë në strukturën e shkaqeve të vdekjes.

Diagrami 1. Struktura sipas shkaqeve të vdekjes në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015

slika 1

       Burimi: Enti shtetëror i statistikës, 2015

Shkalla e mortalitetit nga sëmundjet e sistemit të organeve të qarkullimit të gjakut në popullatën e përgjithshme në Republikën e Maqedonisë në periudhën 2010-2015 vazhdon të shënojë rritje. Në vitin 2010 shkalla e mortalitetit ka qenë 538,6, ndërsa në vitin 2015 576,7 në 100.000 banorë.

Diagrami 2: Mortaliteti nga sëmundjet e sistemit të organeve të qarkullimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë, në periudhën nga viti 2010-2015

slika 2

Shkalla specifike sipas moshës nga sëmundjet e sistemit të organeve të qarkullimit të gjakut tek popullata mbi 65 vjet është dukshëm më e madhe krahasuar me shkallën specifike të mortalitetit tek popullata nga 0-64 vjet.

 

 Diagrami 3: Mortaliteti nga sëmundjet e sistemit të organeve të qarkullimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë sipas moshës, në periudhën nga viti 2010-2015

slika 3

Vdekshmëria nga sëmundjet ishemike të zemrës është dukshëm më e madhe tek popullata mbi 65 vjet krahasuar me vdekshmërinë tek popullata deri më 64 vjet.

  Diagrami 4: Mortaliteti nga sëmundjet ishemike të zemrës në Republikën e Maqedonisë sipas moshës, në periudhën nga viti 2010-2015

slika 4

Shkalla e mortalitetit nga sëmundjet cerebrovaskulare në moshë mbi 65 vjet në vitin 2015 ka qenë 1141,9 në 100.000 banorë, ndërsa në moshë deri më 64 vjet 26,2%ооо, me ç’rast vihet re se vdekshmëria është dukshëm më e madhe në moshë mbi 65 vjet.

  Diagrami 5: Mortaliteti nga sëmundjet cerebrovaskulare në Republikën e Maqedonisë sipas moshës, në periudhën nga viti 2010-2015

 slika 5

Sipas gjinisë, në periudhën në periudhën nga viti 2010-2015  vdekshmëria nga sëmundjet e sistemit të organeve të qarkullimit të gjakut nuk është shumë më e lartë tek femrat krahasuar me meshkujt.

Diagrami 6: Mortaliteti nga sëmundjet e sistemit të organeve të qarkullimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë sipas gjinisë, në periudhën nga viti 2010-2015

 slika 6

Shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës në periudhën në periudhën nga viti 2010-2015  është më e lartë tek meshkujt (diagrami 7), ndërsa shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet cerebrovaskulare është më e lartë tek femrat (diagrami 8).

 Diagrami 7: Mortaliteti nga sëmundjet ishemike të zemrës në Republikën e Maqedonisë sipas gjinisë, në periudhën nga viti 2010-2015

slika 7

Diagrami 8: Mortaliteti nga sëmundjet cerebrovaskulare në Republikën e Maqedonisë sipas gjinisë, në periudhën nga viti 2010-2015

slika 8

Në periudhën në periudhën nga viti 2010-2015  në Republikën e Maqedonisë infarkti akut i miokardit ka marrë pjesë me rreth 95% në sëmundjet ishemike të zemrës, ndërsa infarkti cerebral dhe pika në tru, me rreth 90% në grupin e sëmundjeve cerebrovaskulare.

Sipas të dhënave nga HFA databaza e OBSH-së, në vitin 2010 shkalla e mortalitetit nga sëmundjet e sistemit të organeve të qarkullimit të gjakut në 100 000 banorë ka qenë nga 113,9 në Francë, 119,1 në Izrael, 370,8 në Kroaci, 553 në Maqedoni, 621,7 në Bullgari, 732,7 në Ukrainë, etj.

 sl9

Source: European health for all database (HFA-DB) WHO/Europe, April 2014

 

PARANDALIMI DHE KONTROLLI

Duke u nisur nga fakti që ka mundësi që rreth 80% e sëmundjeve të zemrës të parandalohen, Republika  e Maqedonisë zbaton masa të bazuara në prova e që kanë për qëllim parandalimin e faktorëve të rrezikut, siç është përdorimi i duhanit, ushqimi jo i shëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik dhe përdorimi i alkoolit,  diagnostikimi në kohë i SKV, përmirësimi i trajtimit shëndetësor në nivel sekondar dhe terciar, përforcimi i sistemit shëndetësor me kuadro dhe pajisje, rikonstruimi i kapacitete të vjetra dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja spitalore, si dhe masa të tjera. Qëllimi kryesor është ti përgjigjet ngarkesës gjithnjë e më të madhe të popullatës me SKV dhe zvogëlimi i invaliditetit dhe vdekshmërisë nga këto sëmundje.

PARANDALIMI NË MBROJTJEN SHËNDETËSORE PRIMARE

Në vitet e fundit në Republikën e Maqedonisë një rëndësi të veçantë i jepet promovimit të shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve në mbrojtjen shëndetësore primare. Zbatimi i masave dhe aktiviteteve për parandalim që kanë për qëllim avancimin e gjendjes shëndetësore është një nga detyrimet ligjore të çdo mjeku në mbrojtjen shëndetësore primare, si dhe e çdo mjeku të përzgjedhur (amë). Në këtë aspekt, Instituti i shëndetit publik dhe 10 Qendrat e shëndetit publik, si dhe shtëpitë e shëndetit punojnë në mënyrë aktive për realizimin e fushatave, ligjëratave edukative në shkolla, institucione shëndetësore, përgatitjen dhe distribuimin e materialeve shëndetësoro-edukative, organizimin e aksioneve për kontrolle preventive falas, para së gjithash në mjedise rurale, të gjitha këto me qëllim ngritjen e vetëdijes tek qytetarët që të kujdesen për shëndetin e tyre.

Një pjesë të parave të cilat Fondi për sigurim shëndetësor i Republikës së Maqedonisë ua ndan mjekëve amë janë të dedikuara për zbatimin e masave dhe aktiviteteve për parandalim.

 

FSSHM masat dhe aktivitetet preventive i definon si qëllime preventive që zbatohen për të siguruarit me qëllim parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve dhe u dedikohen personave të cilët nuk bëjnë kontrolle të rregullta tek mjeku i tyre amë.

Mjekët e përzgjedhur zbatojnë 14 qëllime preventive. Qëllimi i 11 është:

-Masa dhe aktivitete preventive për zbulimin e hershëm të sëmundjeve joinfektive kronike (Vlerësim kardiovaskular)  tek popullata në moshë nga 25 deri më 65 vjet për të dy gjinitë.

Për realizimin e qëllimit 11 janë përgatitur tabela që i përmbajnë këto parametra: gjinia, mosha, përdorimi i duhanit, lartësia, të dhëna për tensionin e gjakut, rezultate të analizave laboratorike, infarkte paraprake,goditje paraprake në tru, diabeti, etj. për secilin nga parametrat e dhënë (që njëkohësisht janë edhe faktorë rreziku) janë përcaktuar pikë të cilat kur mblidhen fitohet numri i përgjithshëm i pikëve (SCORE). Pasi të fitohet numri i përgjithshëm i pikëve (SCORE), mund të bëhet vlerësimi i shkallës së rrezikut nga paraqitja e SKV.

Me zbatimin e qasjes sistematike tek mjekët e përzgjedhur për zbulimin e hershëm të faktorëve potencialë të rrezikut dhe eliminimin e tyre, mund të parandalohet dukshëm paraqitja e manifestimeve kardiovaskulare emergjente (infarkti në zemër ose në tru), e me këtë edhe vdekja e parakohshme tek popullata.

broshurë 1

broshurë 2

Përgatiti:

Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive