Tuberkulozi vazhdon të paraqesë problem mjekësor global, para së gjithash në vendet e pazhvilluara dhe në vendet në zhvillim. Sot, një e treta e popullatës në mbarë botën është e infektuar me bacilin e tuberkulozit, gjegjësisht vuan nga tuberkulozi latent, që do të thotë se këta persona janë të infektuar me bakterin e tuberkulozit, por (ende) nuk janë të sëmurë nga kjo sëmundje dhe nuk mund ta përcjellin atë tek të tjerët.

Epidemia e HIV/SIDA në botë ndikoi dukshëm për rritjen e numrit të të sëmurëve nga tuberkulozi. Infeksioni me HIV është faktori më i fuqishëm që mundëson kalimin e infeksionit të tuberkulozit në sëmundje.

Çdo vit, në 24 Mars bota e shënon Ditën e tuberkulozit. Një nga sfidat shëndetësore botërore kryesore janë 9 milion rastet e reja të TB dhe 1.5 milion raste të vdekjes në mbarë botën.

Tre milion njerëz nuk e pranojnë kujdesin për të cilin kanë nevojë. T’i gjejmë ato!

Moto e sivjetme e Ditës Botërore për parandalimin e TB thotë: Gjeji 3 milionët: Gjej, trajto dhe shëro“.

Në maj të vitit 2014 në Takimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qeveritë e vendeve anëtare ranë dakord që të angazhohen edhe 20 vite të tjera (2016-2035) për ta çrrënjosur epideminë e TB në rrafsh global.

Çdo i infektuar me tuberkuloz ka të drejtë për kujdes përkatës, përfshirë këtu diagnostikimin, trajtimin dhe shërimin.

Rezoluta u bën thirrje qeverive të përshtatin dhe të zbatojnë strategjinë me një përkushtim dhe financim në nivel sa më të lartë. Kjo do e përforcojë përqendrimin tek një tip i veçantë i popullatës, përkatësisht tek grupet më vulnerable që kanë qasje të dobët në kujdes shëndetësor, siç janë për shembull emigrantët.

Qëllimet e Strategjisë globale për parandalimin e tuberkulozit, kujdesi dhe kontrolli pas vitit 2015-03-23

Strategjia theksoi nevojën  për përfshirjen e të gjithë partnerëve institucional të sektorit shëndetësor dhe më gjerë, si për shembull, ato nga fusha e mbrojtjes sociale, drejtësisë, imigracionit, etj.

  • Që të arrihen qëllimet e caktuara me strategjinë për të çrrënjosur përfundimisht tuberkulozin, duhet që rënia vjetore e shkallës globale vjetore të incidencës të tuberkulozit të rritet nga 2% në vitin 2015 në 10% deri në vitin
  • Është e nevojshme që numri i personave që vdesin nga kjo sëmundje të zvogëlohet, nga 15% të parapara në vitin 2015 në 6,5% deri në vitin 2025.

 Gjendja në Republikën e Maqedonisë

                      Diagrami 1

GRAFIK 1

Në vitin 2013 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar prevalencë e tuberkulozit aktiv prej  20.8 në 100 000 banorë, ose 428 raste. Në vitin 2014 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar prevalencë e tuberkulozit aktiv prej 18,8 në 100 000 banorë, ose 389 raste. Këto shifra janë më të ulëta se prevalenca në vitin 2005, që ka qenë 52,8 persona të sëmurë në 100 000 banorë. Në vazhdimësi kemi një rënie të vazhdueshme të numrit të të sëmurëve nga tuberkulozi për periudhën e analizuar nga viti 2005-2014, shkalla e prevalencës ka tendencë të rënies. (Diagrami 1)

                   Diagrami 2

GRAFIK 2

Në vitin 2014 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar incidencë e tuberkulozit aktiv prej 13,8 në 100 000 banorë  ose 285 raste, ndërsa në vitin 2013 incidenca ka qenë 15,7 në 100 000 banorë  ose 323 raste të reja të të sëmurëve nga tuberkulozi. Në periudhën e analizuar, nga viti 2005-2014, shkalla e incidencës, si edhe shkalla e prevalencës po shënon një tendencë të rënies. Maqedonia bën pjesë në vendet me shkallë të ulët të incidencës në mesin e vendeve të rajonit. (Diagrami 2)

Masat për përmirësimin e gjendjes

Tuberkulozi është sëmundje që mund të trajtohet dhe të shërohet plotësisht nën kontrollin e mjekut, me administrim të rregullt të barnave dhe respektim të këshillave.

Për të pasur një kontroll dhe shërim sa më të suksesshëm të tuberkulozit në Republikën e Maqedonisë, zvogëlim të rrezikut nga përhapja e infeksionit, sidomos atij të shkaktuar nga lloje rezistente të Mycobacterium tuberculosis, parandalim të koinfektimit mes tuberkulozit dhe infeksionit me HIV, është e domosdoshme që të ndërmerren të gjitha masat preventive të mundshme që do kontribuojnë për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjes.

Zbulimi aktiv i rasteve me tuberkuloz te grupet vulnerable me radiofotografi selektive. Për vitin 2015 janë planifikuar inçizime radiografike për grupet vulnerable në të cilat bëjnë pjesë: të sëmurët në spitalet psikiatrike, të burgosurit nëpër burgjet në Republikën e Maqedonisë, personat e zhvendosur, personat e varur nga droga, etj. Për të zbuluar sa më herët të sëmurët nga tuberkulozi dhe nga sëmundje të tjera jospecifike të mushkërive bëhet incizim radiografik selektiv të personave tek të cilët ekziston rrezik më i madh nga tuberkulozi.

Aktivitetet DOT – me aktivitete DOT nënkuptojmë kontroll të drejtpërdrejtë të trajtimit dhe mbikëqyrje të të sëmurëve me tuberkuloz, si dhe edukim shëndetësor përmes bisedave me të sëmurët dhe familjet e tyre në shtëpitë e të sëmurëve.

Parandalimi i përhapjes së tuberkulozit mund të bëhet duke trajtuar rastet e reja të të sëmurëve me tuberkuloz sipas procedurave standarde për shërim të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Masë më e mirë për parandalim është trajtimi i duhur dhe në kohë i çdo të sëmuri nga tuberkulozi, me ç’rast ndërpritet vargu i përhapjes së infeksionit.

                                                                                            Përgatiti:

Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive