Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 11.04.2020

Janë raportuar 68 raste të reja me  COVID- nga 9 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Kumanova, Prilepi dhe Shkupi.  (Тabela 1).

Таbela 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Kumanovë 18 0
Shkup 15 0
Prilep 14 0
Strugë 10 0
Veles 6 0
Tetovë 2 0
Manastir 1 0
Gostivar 1 0
Koçan 1 0

Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës 30-39 (n=15),ndërsa sipas gjinisë 44 janë femra dhe 24 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 11 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak.  Nuk ka persona të shëruar që janë lëshuar nga spitali pas dy testeve negative.

Tek 41 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 30 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa 2 persona janë me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Janë testuar gjithsej 404 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 68 ose 16,8% e të testuarve.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 11.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 828 raste me  COVID-19 (I=40,0/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 19 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup dhe në Kumanovë, ndërsa letalitet më të madh kanë regjistruar Struga dhe Tetova. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Shkup 312 50.5 5** 1.6%
Kumanovë 200 140.2 10 5.0%
Dibër 49 176.5 4 8.2%
Shtip 27 51.3 1 3.7%
Prilep 72 75.5 1 1.4%
Tetovë 33 16.5 4 12.1%
Strugë 43 63.4 6 14.0%
Veles 30 45.3 1 3.3%
Manastir 9 8.8 0 0.0%
Ohër 4 7.1 0 0.0%
Kavadar 3 7.0 1* 33.3%
Gostivar 8 6.7 0 0.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Kriva Pallankë 3 12.5 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 0 0.0%
Koçan 21 43.8 1 4.8%
Probishtip 1 6.5 0 0.0%
GJITHSEJ 828 40.0 34 4.1%

*shtetas i huaj  ** i burgosur me vendbanim në Prespë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Dibër me 176,5 të sëmurë në 100 000 banorë, në Kumanovë incidenca në 100 000 banorë е 140,2 ndërsa incidencë mbi 40 në 100 000 banorë është regjistruar në Shkup, Prilep, Koçan, Veles dhe Strugë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

info 12.04

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 386 persona të gjinisë mashkullore dhe 442 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 37,2/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 42,8/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 45,5 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 176 (21,3%), si dhe edhe incidencë më e lartë – 63,3/100.000

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës,  (n=828)

11.4.1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=72) është regjistruar në 04.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=828)

11.4.2

Nga rastet e raportuara, 23,1% janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (63,7%), kollë (58%), debulesë (34,3%), ethe (19,4%), dhimbje e fytit (15,4%), vështirësi në frymëmarrje (15,2%), dhimbje koke  (12,8%) dhe ndërsa 257 persona janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 231 kanë edhe sëmundje kronike, 157 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 49 janë me sëmundje kronike të mushkërive,47 janë me diabet, 15 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  32 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 94 janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 117 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 753 janë raste aktive, 41 persona janë të shëruar, dhe 34 raste të vdekjes.

84 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 503 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga rastet e vdekjes, numri më i madh i të vdekurve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjet (n=22), ku edhe është regjistruar mortalitet specifik më i lartë 5,7/100.000 banorë. Tek 26 është vërtetuar komorbiditet, ndërsa 19 kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 8.057   materiale, 828 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=8.057)

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 8.057 828
ISHP- Virusologjia 5.332 698
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 167 10
Avicena (skrining) 177 9
Biotek (privat) 354 19
Klinika Zhan Mitrev (privat) 2.192 92

 

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 1.979 kontakte të cilët mbikëqyren ose që janë mbikëqyrur për një periudhë kohore prej 14 ditësh.

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Kumanova në fazë 4 (përhapje e gjerë)

Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 3 (përhapje lokale)

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Lëvizja   e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 11.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 1.610.909 (89.657 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 99.690 (6.892 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 214

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 839.257 (39.561 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 70.565 (4.352 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 536.664 (43.491 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 19.294 (256 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 118.549 (302 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 4.017 (39 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 92.226 (569 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 4.771 (164 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 14.161 (1.183 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 617 (48 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 9.340 (551 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 415 (33 raste të reja)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup,12.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik